Spiro Mehilli

Spiro Vasil  Mëhilli është lindur  në Tiranë më 12 dhjetor të vitit 1939. Në vitin 1958 mbaroi Politeknikumin  Mjekësor. Nga korriku deri më 13 dhjetor të po atij viti, ushtroi profesionin e ndihmësmjekut në Lokalitetin e Baldushkut, duke pasur  në ngarkim 16 fshatra. Nga dhjetori i vitit   1958 deri në  qershor  të vitit 1959, ka qenë marinar në Shkollën e Instruksionit në Pashaliman. Nga korriku i po atij viti, deri në korrik të vitit 1961, ka qenë student për inxhinier radioelektronik në shkollën që mbante emrin e Aleksandër  Stepanoviç  Popovit, në qytetin e Petrodvorjecit (Petërgof), 29 km në veri  të Leningradit, tani Shën-Petërburg. Në vitin 1961, pasi u kthye në atdhe,  filloi Fakultetin e Mjekësisë, të cilin e mbaroi në vitin 1966. Karrjera e tij si mjek filloi dhe mbaroi në ushtri, prej të cilave, 3 vjet në Brigadën Xhenjere të Urahedhësve në Kavajë, si Shef i Shëndetësisë së brigadës dhe 3 vjet në Brigadën e  Tankeve në Sauk, po Shef Shëndetësie, dhe pjesën tjetër, në Institutin e Kërkimeve Mjekësore  Ushtarake, (Spitali i Përgjithshëm Ushtarak). Aty ka punuar në sektorin e Radio-Toksikologjisë deri sa doli  në pension.  Është kualifikuar në Budapest, në vitin 1993. Në vitin 1985  mori  titullin “Kandidat i Shkencave”; në vitin 1990, “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”, në vitin 1993 “Doktor i Shkencave” dhe në vitin 2016, Profesor ASS dr. Për 18 vjet ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë, ku ka dhënë lëndën e Radiobiologjisë. Pёr disa vite ka kryer detyrën e  sekretarit të Buletinit të   Mjekёsisë   Ushtarake. Në karrierën e tij si mjek, ka botuar katër libra mjekësorë, dy prej të cilëve mbajnë emrin e tij: “Sëmundja e Rrezes”-  1981  dhe “Klinika, Paraklinika dhe Mjekimi i Sëmundjes së Rrezes” - 2003;  ndërsa dy të tjerët, me bashkëautorë. Ka botuar mbi 60 artikuj shkencorë si dhe ka përkthyer dy libra: “Interpretimi Klinik dhe Paraklinik i Analizave Kliniko Biokimike”, të autorëve Q. Koshçug dhe A. Levit;   dhe “Mjekët e Vietnamit në luftë”, të Gallkinit. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve.  


Nga viti 1999 i është përkushtuar letërsisë. Ka botuar:


1 - Kur thinjet kujtesa, (Roman). - 2000.


2 - Lulja e Majit, (16 tregime). - 2001.


3 - Shtëpitë e Shpirtit, (Ese). -  2002. 


4 - Dritëhijet e një Perandorie, ose 305 Vjet Dinasti e Romanovëve.  (Roman). - 2005.


5 - Zjarret  e  Natës, (Roman). - 2007.


6 - Faqe të munguara - Tirana - Kinematë - Filmat. (Ese) - 2009.


7- Ismail Mal’Osmani - Njeriu i Librit  - 2010.


8- Idili i Thyer ( 7 Novela). - 2010.


9 - Një Natë me Balerinën Ruse (20 tregime). - 2011.


          10- Arti i Shtatë në Tiranë (ese). - 2011.


I1- Tirana (1920-1944). - 2012. 


12- Në ferrin e bardhë (roman).- 2013.


13- Varri i Ashikut (roman).-  2014.


I4- Tirana (1920-1944). - 2014. 


15- Cigania (25 tregime). - 2015.


16- Vallja e të vdekurve  (roman). - 2015.


17- Shqiptarët në Perandorinë Ruse. - 2015.


18- Maksim Gorki (biografi). 2016


19- Kamilo (tregime për fëmijë). - 2016.


20- Lenini, ideologu i së keqes. Tiranë, 2016.


21- Trocki.


22- Shtëpitë e Shpirtit (Ese). Ribotim i plotësuar -  2002. 


23- Aleksandër Sergejeviç Pushkin. Tiranë, 2017.


24 - Diktatorë dhe Aventurierë. Tiranë, 2018.


25 - Polonia - Viktimë e Luftës së Dytë Botërore. Tiranë, 2019.


26- Njolla e Turpit (Novela).-  Tiranë, 2020.


27 - Pushkini-Jeta dhe Veprat. Tiranë, 1920.


28- Çeçenia e Mosulit. Tiranë, 2020.


29- Fajtorë pa faj. Tiranë, 2021.


30. Zjarret e nates


31. Dritëhijet e një perandorie (305 vjet dinastia e Romanovëve)

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 18 nga 18 libra
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Nuk është në stok

    500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Tre prej diktatorëve më të njohur të Shekullit të XX, Hitleri, Musolini dhe Stalini vijnë përmes një analize komplekse dhe të dhëna të marra nga burime të shumta arkivore, libra biografikë dhe analiza

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Spiro Mëhilli vjen me këtë libër para lexuesve si novelist. Janë 7 rrëfime që përcjellin dramën e individit shqiptarë në komunizëm dhe demokraci. Janë 7 rrëfime të cilat të bëjnë për vete me mjeshtrinë e narracionit, me dramën që përcjellin dhe me shqetësimet që ngrenë secila prej historive.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Në këtë vepër, shkrimtari Spiro Mëhilli pasqyron jetën e Leninit duke filluar  nga prejardhja familjare, nga fëmijëria dhe rinia e tij, lidhjen me revolucionerë të kohës, përqafimin e ideve marksiste, përjashtimin nga universiteti, largimin nga qyteti i Kazanit për të shkuar në pronat e familjes  në Kokushkino dhe më pas, në mbarimin e fakultetit në Sank...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Spiro Mehilli sjell nje biografi te plote te jetes dhe krijimtarit se Maksim Gorkit, duke iu referuar te dhenave dhe studimeve qe jane bere ne Bashkimin Sovjetik. Nje ndalese me interes eshte edhe roli i tij ne krijimin e realizmit socialist.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Ky roman trajton plagën e rëndë të shoqërisë shqiptare: përdorimin e drogës nga të rinjt dhe emigrimin ilegal drejt perëndimit me anë të gomoneve.  

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Një Libra i ri me tregime nga autori Spiro Mëhilli.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.  

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi  jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.  

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Per here te pare vjen nje biografi e plote, shoqeruar me dokumente dhe me fakte per Trockin, - i shpallur nga Stalini si nje nga kundershtaret me te eger “brenda llojit”. Autori, Spiro Mehilli, - i diplomuar ne Rusi, sjell te dhena tejet interesante per jeten dhe vepren e ketij ideologu te shquar te te majtes komuniste.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Romanin “Vallja e të vdekurve” ia kushtoj shokut tim Gani Qeraxhiut. E kam njohur në 4 korrik të vitit 1959, ditën që u grumbulluam në Pashaliman dhe pas fjalës “rrugë të mbarë” të kundëradmiral Teme Sejkos, me anijen “Irgis” udhëtuam nga Vlora në Odesë e më tej me tren në Leningrad. Ishim kontigjenti i kursantëve që do të studionim në Institutin e...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    Ky libër trajton historinë e Romeos dhe Zhuljetës shqiptare. Një dashuri mes dy të rinjëve nga një fshat i Tiranës, e cila në pamundësinë e realizimit të saj, prodhon një krim. Autori, Spiro Mëhilli e ka rrëfyer mjeshtrisht, duke u bazuar mbi historinë që rrëfehet brez pas brezi nga banorët e zonës.

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Pas një sërë botimesh, si "Kur thinjet kujtesa" (roman), "Lulja e majit" (tregime), Shtëpitë e shpirtit (esse) dhe "Dritëhijet e një perandorie" (305 vjet dinasti e romanoveve ) (Roman), Spiro Mëhilli na paraqitet me romanin e ri "Zjarret e natës" me temë të marrë nga Italia. Në qendër të tij është familja intelektuale Xhanini dhe bebisitja Klarita, vajzë...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 18 nga 18 libra