Primo Levi është shkrimtar italian me origjinë hebreje i cili vuajti torturat në kampet naziste dhe me rrëfimet për vuajtjet e tij dhe krimet naziste kanë tronditur botën, duke u shndërruar në ikonë të “letërsisë së burgut”
Primo Levi (lindi më 31 korrik 1919 – u nda nga jeta më 11 prill 1987) është shkrimtar italian me origjinë hebreje, një prej të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit hitleriane.
U diplomua si kimist në vitet e para të vendosjes së regjimit fashist, i cili, më 1938 shpalli ligjet racore, që sollën diskriminimet e rënda ndaj qytetarëve italianë “të racës hebreje”.
Të gjitha këto e shtynë Levin të hynte në radhët e antifashistëve dhe të merrte pjesë në disa çeta partizane. U arrestua në dhjetor 1943 dhe, prej shkurtit 1944 deri më 27 janar 1945, përjetoi tmerrin e pafund të kampit të shfarosjes në Aushvic.
Përvoja në kampin e përqendrimit e tronditi si fizikisht, edhe psikologjikisht dhe e shtyu të hidhte në letër makthin e jetuar prej tij e miliona njerëz të tjerë, përmes shkrimesh të paharrueshme si “A është, vallë, njeri…?”, “Armëpushimi” dhe “Të mbytyrit e të mbijetuarit”.
Nuk ka libra për këtë autor