Rutger Bregman është një nga mendimtarët e rinj më të spikatur në Europë. Ai është autor i katër librave mbi historinë, filozofinë dhe ekonominë
Rutger Bregman është një nga mendimtarët e rinj më të spikatur në Europë. Ai është autor i katër librave mbi historinë, filozofinë dhe ekonominë. Libri i tij “Historia e progresit” fitoi në Belgjikë çmimin “Liberales”, si libri më i mirë joletrar në vitin 2013, dhe është nominuar dy herë për çmimin prestigjioz “Shtypi europian” për punën e tij gazetareske në “The Correspondent”. Botimi në gjuhën holandeze i librit “Utopia për realistët” u bë bestseller kombëtar dhe ndezi shkëndijat për ngritjen e një lëvizjeje mbi të ardhurat bazike, duke bërë kështu bujë në mbarë botën. Analizat e tij janë botuar në “Washington Post”, “Guardian” dhe shfaqur në “BBC”.
Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.
Të ardhura bazë universale. Java e punës 15 orëshe. Kufij të hapur. A tingëllojnë të mira për të qenë të vërteta? Një nga mendimtarët kryesorë të brezit të ri në Europë na tregon sesi mund të ndërtojmë një botë ideale në kohën tonë.