Vera Bekteshi

Shkrimtarja – fizkante Vera Bekteshi pas romanit “Vila me dy porta” dhe vëllimit me tregime “Një det i moçëm” së fundi vjen me romanin “Ora me rërë”

Vera Bekteshi u lind dhe u rrit në Tiranë në të ashtuquajturin Bllok të Udhëheqjes, si vajza e njërit prej ushtarakëve të lartë të asaj kohe, ish – drejtues komunist në Shkodër gjatë luftës, Sadik Bekteshit. Mbaroi më 1969 studimet në Degën e Fizikës të Universitetit të Tiranës, po këtu dha mësim si pedagoge deri në spastrimet e mëdha të Enver Hoxhës mbi ushtarakët e lartë në vitin 1974, në kuadrin e të ashtuquajturës Fshesë e Hekurt. Në këtë kohë vjen divorci i imponuar dhe internimi, humbja e profesionit dhe e të drejtave më elementare, më pas arrestimi i babait dhe vuajtje pa fund. Për gati 16 vjet Vera jetoi e izoluar së bashku me familjen e saj në Kutalli e Vodëz të Beratit në kushtet e diskriminimit shoqëror dhe varfërisë ekstreme. Kjo periudhë e jetës së saj përbën lëndën kryesore të këtij libri. Pas kthimit në Tiranë më 1991 punon përsëri në Institutin Hidrometereologjik. Më 1997 mbrojti doktoraturën, sot punon si specialiste në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra