Xhanfise Keko lindi më 4 janar 1929 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ajo është një ndër gjashtë kuadrot e parë të kinematografisë shqiptare që filloi punë në këtë institucion më 10 korrik 1952, ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e re” dhe njëherësh regjisorja e pare e filmit për fëmijë. Xhanfise Keko mban titullin "Artiste e Popullit"
Xhanfise Keko lindi më 4 janar 1929 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ajo është një ndër gjashtë kuadrot e parë të kinematografisë shqiptare që filloi punë në këtë institucion më 10 korrik 1952, ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e re”.
E sapo kthyer nga Moska ku studioi për dy vjet, ajo do të niste punën në këtë institucion si montazhiere e e regjisore montazhi dhe do të realizonte dhjetra kinozhurnale e kinoreportazhe derisa, në vitin 1964 u paraqit përpara publikut për herë të parë si regjisore e filmit dokumentar. Vitet që pasuan treguan më së miri aftësitë e saj si regjisore e po ashtu dhe fokusin e saj, fëmijët.
Në vitin 1972 vendos të provojë në gjininë e filmit artistik dhe deri më 1984 kur doli në pension, në harkun kohor të 13 viteve, regjisorja Xhanfise Keko realizoi 11 filma artistikë, tërësisht nga bota e fëmijëve duke u bërë kështu personaliteti më i spikatur dhe më i rëndësishëm i kinemasë shqiptare për fëmijë.
Ndër më të suksesëshmit për atmosferën, këndvështrimin dhe nivelin artistik, filmat “Mimoza llastica”, “Beni evën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Kur xhirohej një film” e “Taulanti kërkon një motër”, për studiuesit e kinemasë mbeten edhe sot një pasuri e çmuar e me vlerë në fondin e kinematografisë shqiptare.
Fituese e Kupës për filmin më të mirë artistik në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar, fituese e Çmimit Special në Festin e Beogradit (Jugosllavi - 1978), Çmimit Special në Festivalin e Giffonit (Itali - 1978), Çmimit Special në Festivalin e Giffonit (Itali - 1979), Çmimit Special në Festivalin e Giffonit (Itali - 1983), fituese e Çmimit të Republikës në vitin 1979, Xhanfise Keko konsiderohet një nga personalitetet më të spikatura të kinematografisë shqiptare. Me rëndësi është të vlerësohet me këtë rast edhe fakti që, prej disa kohësh, studiues dhe regjisorë të huaj ( britanikë, amerikanë, israelitë, italianë, etj ) kanë çfaqur interes të veçantë për krijimtarinë e regjisores Keko duke prezantuar disa nga filmat e saj para publikut të huaj dhe i kanë kushtuar disa studime e shkrime në shtypin e huaj individualitetit krijues.
Për kontributin e shquar në zhvillimin e kinematografisë shqiptare dhe krijimtarinë e larmishme e me nivel të lartë artistik, regjisorja Xhanfise Keko është nderuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medalje e dekorata dhe me titullin “Artiste e Merituar” - 1979 dhe titullin “Artiste e Popullit” - 1984.
XHANFISE KEKO
Regjisore
Artiste e Popullit
1929 – LINDI NE GJIROKASTER / 4 JANAR
1947 – BILETASHITESE NE KINEMA “REPUBLIKA”
1949 – PUNONJESE NE NDERMARRJEN KINEMATOGRAFIKE
1950 – 1952 – KRYEN STUDIMET NE BASHKIMIN SOVJETIK ( montazh filmi )
1952 – MONTAZHIERE NE KINOSTUDION “SHQIPERIA E RE”
1963 – REALIZOI FILMIN E PARE DOKUMENTAR ( “Tregim për njerëzit e punës” )
1972 – REALIZOI FILMIN E PARE ARTISTIK ( “Kryengritje në pallat” )
1975 – REALIZOI FILMIN E FUNDIT DOKUMENTAR ( “Për popullin, me popullin” )
1984 – REALIZOI FILMIN E FUNDIT ARTISTIK ( “Taulanti kërkon një motër” )
1986 – DOLI NE PENSION
2007 – VDIQ NE TIRANE / 22 DHJETOR
AKTIVITETI ARTISTIK
Regjisore
1963 – TREGIM PER NJEREZIT E PUNES ( film dokumentar )
1963 – 1 MAJ 1963 ( kinoreportazh )
1966 – KALITEMI PER MBROJTJEN E ATDHEUT ( film dokumentar )
1966 – MIQESI E MADHE, UNITET LUFTARAK ( kinoreportazh)
1967 – TE FALA NGA FSHATI ( kinoreportazh )
1967 – ATO ÇAJNE PERPARA ( film dokumentar )
1968 – KALITEMI NEPERMJET AKSIONIT ( film dokumentar )
1969 – FESTIVALI ARTISTIK I FEMIJEVE ( kinoreportazh )
1970 – TINGUJT DHE FEMIJET ( film dokumentar )
1971 – A, B, C… ZH ( film dokumentar )
1972 – SHKOLLA, TINGUJ DHE NGJYRA ( kinoreportazh )
1972 – PARA ÇFAQES ( film dokumentar )
1972 – KRYENGRITJE NE PALLAT ( film artistik )
1973 – MIMOZA LLASTICA ( film artistik )
1974 – BRIGADA E XXV ( kinoreportazh )
1974 – QYTETI ME I RI NE BOTE ( film artistik )
1975 – PER POPULLIN, ME POPULLIN ( filmdokumentar )
1975 – BENI ECEN VETE ( film artistik )
1976 – TINGUJT E LUFTES ( film artistik )
1977 – TOMKA DHE SHOKET E TIJ ( film artistik )
1978 – PAS GJURMEVE ( film artistik )
1980 – PARTIZANI I VOGEL VELO ( film artistik )
1981 – KUR XHIROHEJ NJE FILM ( film artistik )
1982 – NJE VONESE E VOGEL ( film artistik )
1984 – TAULANTI KERKON NJE MOTER ( film artistik )
VLERESIME
DEKORATA
1962 – URDHERI PUNES, klasi III
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR - TIRANE, SHQIPERI
1966 – URDHERI “NAIM FRASHERI”, klasi III
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR - TIRANE, SHQIPERI
TITUJ NDERI
1979 – TITULLI “ARTISTE E MERITUAR”
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR - TIRANE, SHQIPERI
1984 – TITULLI “ARTISTE E POPULLIT”
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR - TIRANE, SHQIPERI
ÇMIME
1978 – ÇMIMI SPECIAL ( filmi artistik “BENI ECEN VETE” )
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT PER FEMIJE E TE RINJ ( edicioni VII ) - BEOGRAD, JUGOSLLAVI
1978 – ÇMIMI SPECIAL ( filmi artistik “BENI ECEN VETE” )
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT PER FEMIJE E TE RINJ ( edicioni VIII ) - GIFFONI, ITALI
1979 – ÇMIMI I REPUBLIKES, klasi I ( filmi artistik “BENI ECEN VETE” )
KESHILLI I MINISTRAVE - TIRANE, SHQIPERI
1979 – MEDALJA E PRESIDENTIT TE ITALISE ( filmi artistik “PAS GJURMEVE” )
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT PER FEMIJE E TE RINJ ( edicioni IX ) - GIFFONI, ITALI
1981 – ÇMIMI II ( skenari “KUR XHIROHEJ NJE FILM” )
KONKURSI ME RASTIN E 40 VJETORIT TE THEMELIMIT TE PPSH - TIRANE, SHQIPERI
1983 – ÇMIMI III ( filmi artistik “KUR XHIROHEJ NJE FILM” )
FESTIVALI I FILMIT ARTISTIK SHQIPTAR ( edicioni V ) - TIRANE, SHQIPERI
1983 – MEDALJA E ARGJENTE ( filmi artistik “KUR XHIROHEJ NJE FILM” )
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT PER FEMIJE DHE TE RINJ ( edicioni XIII ) - GIFFONI, ITALI
MIRENJOHJE
1999 – ÇMIMI I KARRIERES
EUROFILM FESTIVAL - ZLIN, ÇEKI
2005 – ÇMIMI I NDERIT
GIFFONI FILM ALBANIA ( edicioni I ) - TIRANE, SHQIPERI
2008 – ÇMIMI I KARRIERES
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT ( edicioni I ) - DURRES, SHQIPERI
2014 – ÇMIMI I MIRENJOHJES
FESTIVALI NDERKOMBETAR I FILMIT “DEA” ( edicioni I ) - SARANDE, SHQIPERI
IN MEMORIAM
2008 – ÇMIMI “XHANFISE KEKO”
GIFFONI FILM ALBANIA ( edicioni IV -
TIRANE, SHQIPERI
2008 – RRUGA “XHANFISE KEKO”
KESHILLI BASHKIAK - TIRANE, SHQIPERI
2010 – TITULLI “QYTETARE NDERI”
KESHILLI BASHKIAK - GJIROKASTER, SHQIPERI
2014 – TITULLI “QYTETARE NDERI”
KESHILLI BASHKIAK - BERAT, SHQIPERI
Në fund të jetës së saj, regjizorja e njohur e filmit për fëmijë, i rikthehet kujtimeve, të cilat i shkruan si dëshmi jo vetëm për jetën e saj, por edhe për botën e kinemasë shqiptare, ku protagonistë janë dhjetëra aktorë të vegjël. Fama dhe vlerësimi që ka marrë nëpër botë “Zonja e madhe e filmit” kohët e fundit, preken dhe ndihen plot emocion në çdo...