Ridvan Dibra është shkrimtar, pedagog dhe studiues i letërsisë. Ai është autor i disa romaneve, të cilat janë vlerësuar me çmime në konkurrime në nivel kombëtar
RIDVAN DIBRA, lindur në Shkodër më 1959, është autor i mbi njëzet librave në prozë, poezi, eseistikë dhe studime. Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht etj. Është fitues i disa çmimeve kombëtarë e mbarëkombëtarë. Në vitin 2010, teksti “Në kërkim të fëmijës së humbur” (botime “ONUFRI”) u shpall si libri më i mirë i vitit për prozën e shkurtër.
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.
"Nudo" është një vepër që trajton temën e pushtimit. Jo të pushtimit në kuptimin tradicional, por të pushtimit erotik. Prandaj, titulli alternativ i kësaj vepre, sipas dëshmisë së autorit, ka qenë Pushtimi i madh, kurse si moto e saj është vënë thënia e filozofit kinez Lao Tzu: Çdo pushtim eshtënje dështim.