Paolo Giordano ka lindur në Torino më 1982-shin. Ka mbrojtur doktoratën në fizikë dhe është autor i katër romaneve: “Vetmia e numrave prim” (2008, fitoi çmimin “Strega” dhe çmimin “Campiello Opera Prima”), “Trupi i njeriut” (2012), “E zeza dhe e argjendta” (2014 dhe 2017) dhe “Të përpish qiellin” (2018 dhe 2019). Ka shkruar për teatrin (“Galois” dhe “Fundi i dënimit: tani”) dhe bashkëpunon me gazetën “Corriere della sera”.
Paolo Giordani, me profesion fizikant, autor i disa romaneve te njohur ne Itali, ka bere nje reflektim per situaten e pandemise ne te cilen po kalojme keto momente. Menyra sesi e ka pershkruar situaten dhe sjelljen e qenies njerezore ka befasuar me miliona lexues. Ky botim i sapobotuar ne Itali vjen i perkthyer dhe botuar ne te njejten kohe edhe ne Shqiperi
Me një stil të shkruari që përshkohet nga pjekuria dhe qëndrueshmëria befasuese, Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Kështu ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më...