Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, po i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?
Një roman, që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit