Ndue Ukaj

Ndue Ukaj ka lindur më 2 shtator 1977 në Viti të Kosovës. Ai është poet, prozator, kritik letrar dhe publicist.  Ukaj është autor i librave: “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, studim, AIKD, 2004; “Ujëvarat e metaforave”, poezi, M&B, 2008; “Godo nuk vjen” poezi, Lulu Press, 2010; “Arka e shpëtimit” poezi, Drita, 2012; “Gjithmonë diçka mungon”, poezi, OM, 2017; “Krijimi i dashurisë”, përmbledhje e përzgjedhur poetike, botuar nga Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit, 2017; “Ismail Kadare: Kryqëzime letrare dhe kulturore”, ese, Onufri, 2019; “Mbretëria e ëndrrave”, tregime, Onufri, 2021, “Retë prej drite”, Onufri 2022.


Libri me poezi “Godo nuk vjen” u laureua me Çmimin Kombëtar ”Azem Shkreli” për librin më te mirë me poezi të botuar në vitin 2010, kurse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”, u laureua me çmimin për poezinë më të mirë. Ka fituar edhe çmime e vlerësime tjera letrare.


Poezitë dhe tregimet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, kinezisht, suedisht, turqisht dhe janë botuar në libra, revista dhe antologji të poezisë. Ukaj është anëtar i PEN-it në Suedi.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra