R. C. Anaider

R. C. Anaider vjen me romanin e saj të parë “Shpellat”, shkruar në vitin 2020 gjatë një periudhe izolimi prej pandemisë së Corona virusit dhe botuar nga Mediaprint.


Për lexuesit shqiptarë, autorja është shfaqur fillimisht kur ka qenë vetëm 15 vjeçe, me vëllimin e saj poetik të titulluar “Nuk luaj me detin tim”.


Ka kryer studimet Bachelor dhe Mastër për Shkencat e Komunikimit dhe PR në Federatën Ruse.


Anaider shpalos botën e saj të brendshme jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes ngjyrave dhe teksturave. Ajo është piktore abstrakte dhe ekspresioniste. Jeton në Gjenevë, në Zvicër.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Romani “Shpellat” vjen si një udhëtim imagjinar në një botë të konceptuar në trajtën e shpellave, të cilat nuk janë aspak të zakonshme apo konvencionale. Aty përplasen konceptet e dritës dhe errësirës, lirisë dhe izolimit, dashurisë dhe urrejtjes, familjes dhe vetmisë, lumturisë dhe fatkeqësisë.

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër