Yasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehout, lindur në Saharanë algjeriane në vitin 1955. Pseudonimi femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.
Është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën kur romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. Dallëndyshet e Kabulit është volumi i parë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe që vazhdon me Sirenat e Bagdatit dhe Atentati. Jeton në Francë.
Kabuli i Yasmina Khadrës është ferri në tokë, një vend i urisë, frikës dhe mbytjes. J. M. Coetzee, fitues i çmimit Nobel, 2003 "Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse." Milwaukee Journal Sentinel
Si arrin të kthehet në një vrasës brutal që masakron gra dhe fëmijë një i ri, i pashëm, i cili mban shoqëri me poetë dhe ëndërron famë dhe pasuri? Ne ndjekim Nafa Walid i cili gradualisht humbet kontrollin mbi fatin e tij dhe bëhet pjesë e fondamentalizmin islamik. Ky roman ilustron çfarë ndodh kur zhgënjimi kryqëzohet bindshëm me fundamentalizmin dhe...
Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë? Një vëzhgues i madh i thellësisë së shpirtit njerëzor, Yasmina Khadra eksploron burimet e...
Romani i tretë i triologjisë bestseller të Yasmina Khadras rreth fundamentalizmit islamik ka sfondin më bindës të romaneve të tij: Iraku në prag të pushtimit amerikan. Këtu vjen këndvështirmi i një studenti të ri iraken, sesi e sheh luftën, si i sheh ushtarët amerikanë teksa lënë një gjurmë poshtërimi dhe pikëllimi në fshatin e tij të vogël. Sirenat e...