










David Murray, i njohur me emrin artistik Dav Pilkey është autor amerikan dhe karikaturist i letërsisë për fëmijë. Ai është i mirëphur për serinë e librave me ilustrime të Kapiten Brekushit dhe Qeni – Njeri. Ka lindur më 4 mars 1966 dhe jeton në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
David Almondi (1951) u rrit në një familje të madhe në Felling, një qytet i vogël me pamje nga lumi Tyne, në Angli. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj anglezë për letërsinë për fëmijë dhe është autori më i rekomanduar në listat e leximit në shkollat e Britanisë së Madhe.

David Baddiel është komedian, analist në disa programe radioje dhe televizioni dhe shkrimtar i katër novelave të vlerësuara shumë nga kritika. Agjencia Prindërore është libri i tij i parë për fëmijë. Ai jeton në Londër me familjen e tij dhe shpreson që fëmijët të mos aplikojnë në Agjencinë Prindërore së afërmi


David Ebershoff ka lindur në Pasedinë të Kalifornisë në vitin 1968, ndërsa tani jeton në Nju Jork. Aktualisht është drejtori i botimeve në Modern Library, degë e Random House, ku punoi për më shumë se njëzet vjet si redaktor. Është diplomuar në Universitetin e Braunit dhe të Çikagos. Vazhdon të japë mësim në Universitetin e Kolumbias. Romanin e parë, Vajza daneze, që u prit shumë mirë nga kritika, duke u kthyer menjëherë në një bestseller…
David Foenikos është shkrimtar dhe skenarist filmash francez, i cili ka studiuar për letërsi dhe muzikë. Ka fituar çmime letrare




David Machado (1978) është shkrimtar portugez. Ai ka lindur në Lisbonë dhe ka studiuar ekonomi në ISEG Lisbon, para se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Fillimisht, Machado u bë i njohur në letërsinë për fëmijë. Dy prej librave të tij fituan çmime letrare kombëtare të rëndësishme (Branquinho da Fonseca Prize në 2005, dhe SPA/RTP Author Prize në 2010). Më pas, ai shkroi dhe botoi disa romane dhe tregime për të rritur. Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë me romanin “Indeksi mesatar i lumturisë”.

David Solomons është një zë rrëfimtar meteorik në letërsinë ëpr fëmijë. Edhe ky libër është tejet ngacmues, i lezetçëm, plot humor dhe e mbush zemrën e lexuesit të vogël me një botë të tërë aventurash
David Walliams është një aktor dhe shkrimtar shumë i njohur në Britaninë e Madhe. Fama e tij është rritur si shkrimtar për fëmijë që me publikimin e librit “Djali në fustan” i botuar në vitin 2008, dhe që pati vlerësimet maksimale nga kritika. Që pas asaj periudhe është cilësuar si pasuesi më i denjë i Roald Dahl në letërsinë për fëmijë. Sot është ndër shkrimtarët më të pëlqyer në botë nga lexuesit e vegjël





























Deborah Ellis, prozatore kanadeze bashkëkohore nga më të njohurat. Hulumtuese dhe përshkruese pikante e çështjeve lindore. Vepra e saj letrare jep jetën, logjikën dhe absurdin mes njerëzve në Azinë Jugore, veçanërisht në Afganistan dhe vendet fqinjë.



Deepak Chopra është autor i shumë librave të suksesshëm siç janë: "Trupi e shpirti", "Lumi i përjetësisë", "Krijimi i begatisë", "Shërimi me kuante", "Jeta e pakushtëzuar", "Shëndeti i përsosur" dhe "Kthimi i Rishijes". Ligjërimet e tij revolucionare, si dhe librat e tij, e lidhin fizikën dhe filozofinë, praktikën dhe shpirtëroren, respektin e denjë të urtësisë së Lindjes si dhe dijen bashkëkohore të Perëndimit duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme.







Delia Steinberg Guzmanështë drejtuese e Organizimit Ndërkombëtar “Akropoli i Ri” që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë, Kulturës dge Vullnetarizimit, në më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Shumë prej veprave të saj janë përkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë në revista dhe gazeta në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në përgjithësi. Ka shkruar më shumë se 30 libra dhe manuale mbi Filozofinë Praktike, Psikologjinë, Qytetërimet e Lashta, Astrologjinë, etj.


DEMI MOORE është aktore, producente, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “St. Elmo’s Fire”, “About Last Night”, “Ghost”, “A Few Good Men”, “Indecent Proposal”, “G. I. Jane”, “Charlie’s Angels: Full Throttle”, “Margin Call” dhe shumë të tjerë. Moore jeton në Los Anxhelos dhe Idaho.

Demir Gjergji eshte poet i cili nisi te shkruaj qe ne vitet '70, autor i nje sere vellimesh poetike dhe gazetar i Radio Tirana. Vargu i tij shquhet per lirizem te thelle dhe metafora goditese
Denada Toçe eshte psikologe e njohur dhe tashme ka hyre ne boten e madhe te letersise per femije














Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik - VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator (drejtor fotografie). Ai ka realizuar shume filma, ka shkruar skenare dhe romane, dhe drama





Diana Çuli është shkrimtare, përkthyese dhe studiuese e njohur e letërsisë shqipe, e vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare
Diana Gabaldon është autore amerikane e njohur për serinë e romaneve “Outlander”. Ajo ka lëvruar zhanre të ndryshme si romanin historik, romancën, mister, aventurën dhe fantashkencë.


































Domenico Strarnone (Napoli, 1943), ka punuar gjatë si mësues dhe ka botuar një sërë romanesh dhe tregimesh për jetën shkollore, të cilat kanë shërbyer edhe si skenarë për disa filma dhe seriale televizive. Është fitues i çmimit Strega me romanin Via Gemito në vitin 2001




Donal Ryan (1976) është një ndër shkrimtarët irlandezë bashkëkohorë më premtues. Ai u bë i njohur para lexuesit me romanin "Zemra vërtitëse", i cili fillimisht u refuzua nga 50 shtëpi botuese. Ky libër ka fituar disa çmime mes të cilëve edhe Çmimin Europian për Letërsinë (2015)




Donna Tartt është tregimtare dhe rimanciere e njohur amerikane, fituese e çmimit Pulizer në letërsi dhe e disa çmimeve të tjera letrare brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është shpallur nga revista Time si një nga 100 personat më me ndikim. Vepra më e suksesshme e Tartt është “Gardalina” e cila i dha sukses në nivel ndërkombëtar.


Dorian Leka lindi në Pogradec më datë 6 Shtator të vitit 1988.
Ai u diplomua me “Bachelor në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Bachelor në Shkencat Juridike”, American Heritage University of Southern California, San Benardino, CA, USA; Master i Shkencave, “Master në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Specialist për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”. Institucioni i Arsimit të Lartë, ISSAT, Tiranë, Shqipëri.
Fillimisht u njoh si Kryetar i Qeverisë së Nxënësve, më pas kryetar i Unionit Studentor dhe për 5 vjet aktor me role protagoniste pranë Pashka Teatër, Strugë, Maqedoni. Ushtroi për disa vjet profesionin e asistent pedagogut dhe më pas lektorit të shkencave juridike dhe politike në 3 universitete (Maqedoni dhe Shqipëri), me disa botime (në autorësi dhe bashkautorësi) në fushën e profesionit, por edhe në atë letrare apo shtypin lokal. Aktualisht punon në Bashkinë e Pogradecit në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Lidhjet e autorit me poezinë janë që në moshë të hershme. Ai është fitues i disa çmimeve lokale, rajonale dhe kombëtare për interpretim artistik dhe krijimtari letrare. Vëllimi i tij i parë me poezi titullohet REBELI (V. 2007 – fitues i çmimit “Libri poetik më i mirë në lirikë”, në Festivalin Rajonal “Oda Poetike”) e së fundmi me poezinë “Leonka”, ku doli fitues i çmimit të I-rë për poezinë më të mirë dedikuar verës, “Konkursi Poetik Festa e Verërave”, Pogradec, 2014.
Autori është i njohur, gjithashtu, si aktivist i shoqërisë civile dhe me një angazhim të herëpashershëm si koordinator projektesh dhe trajnues.
Dorian Steinhoff, lindur në vitin 1985 në Bon, është autor dhe mediator letrar. Ai shkruan, lexon përpara audiencave, me kërkesë universiteteve, institucioneve të lira kulturore shkollave, universiteteve. Krijimtaria dhe veprimtaria e tij artistike është nderuar me shumë çmime letrare.


Doris Lessing është noveliste, poete, skenariste, libretiste, biografe dhe tregimtare britanike, fituese e çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2007 me motivacionin “për përvojën epike femërore, e cila me skepticizëm, pasion dhe fuqi përfytyruese, ia ka nënshtruar këtë qytetërim të ndarë shqyrtimit.”
Ka lindur nga prindër anglezë më 22 tetor 1919 në Persi (Iran dhe është ndarë nga jeta më 17 nëntor 2013. Në krijimtarinë e saj u ndikua shumë nga Virgjinia Vulf, Usdom, Peter Lesing, etj. Ka fituar disa çmime letrare gjatë karrierës së saj.



Dougllas Murray është një autor, gazetar dhe komentator politik britanik. Ai është themelues i Qendrës për Kohezionin Social dhe drejtues i revistës kulturore – politike The Specator. Ai ka lindur më 16 korrik 1979







Është diplomuar për fizikë në Universitetin e Oksfordit dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave të Astrofizikës njehsuese në Universitetin e Londrës. Ka nisur të merret me kodimin që tetë vjeç dhe ka programuar të gjitha llojet e kompjuterave.




Dr. Michael Rafael Moreno, i njohur si "Dr. Mike ", është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Irvine dhe Hahnemann Medical School (tani Universiteti Drexel). Pas qëndrimit të tij në Kaiser Permanente në Fontana të Kalifornisë, Dr Mike u zhvendos në San Diego, ku tani praktikon mjekësinë familjare dhe është në bordin e Akademisë Amerikane të Mjekëve të Familjarë

Dr. Seus, i njohur me emrin Theodor Seuss Greisel është një nga shkrimtarët amerikanë për fëmijë më të njohurit në shekullin e XX. Ai ishte edhe animator, poet, skenarist dhe karikaturist politik. Dr. Seuss ka më shumë se 60 libra për fëmijë. Ai ka lindur më 2 mars 1904 dhe është ndarë nga jeta më 24 shtator 1991



Dritan Gjeli eshte poet dhe autor librash per femije. Botimi i pare, Aventura me bisht", pritet te pasoje seri te tjera ne te ardhmen.
Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017


























Erika Mitchell, e njohur me emrin E. L. James ka thyer rekord me shitjet e triologjisë erotike të Greit, duke u shpallur si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë gjatë vitit 2012. Triologjia është pasuar edhe nga një libër i katërt me rrëfimet e Kristianit, pas kërkesave të shumta që patën lexuesit që lexuan librin
















Më 15 nëntor 1944 vdiq në moshën 80-vjeçare britanikja Mary Edith Durham – artiste, natyraliste, udhëtare, shkrimtare – e cia u bë e famshme për studimet e saj antropologjike të jetës shqiptare në fillim të shekullit të 20-të

Edith Wharton (1862-1937), është shkrimtare amerikane, fituese e Çmimit Pulitzer, i pari çmim i tillë i fituar nga një grua dhe mbahet si një nga romancieret dhe tregimtaret më të dëgjuara amerikane të shekullit të 20-të..
Romani është përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët, duke u shitur me miliona kopje në mbarë botën.
Tashmë ky libër është kthyer në simbol të dashurisë së pavdekshme.
E lindur Edit Njubold Xhons, në një familje të pasur Njujorkeze, Edit kombinon njohjen që ka për klasat e privilegjuara me aftësinë për të shkruar romane dhe tregime që shquhen për humorin dhe mprehtësinë e tyre.
Në vitin 1885, në moshën 23 vjeçare, martohet me Eduard (Tedi) Robins Uorton, i cili ishte 12 vjeç më i madh se ajo. U divorcuan në vitin 1913. Nga fundi i martesës së saj të turbulluar e të palumtur, ajo pati një marrëdhënie me Uilliam Morton Fallerton (1865-1952), i cili punonte si gazetar për Tajmsin.
Jetonte në Europë në të mrekullueshmen rue de Varenne në Paris, në Francë, kur filloi Lufta e Parë Botërore. Duke përdorur lidhjet që kishte me persona të nivelit të lartë në qeverinë franceze, e lejuan të udhëtonte pa kufizim me një motor përgjatë vijave të frontit. Në Paris punoi për Kryqin e Kuq dhe në ndihmë të refugjatëve, për çka u dekorua me Kryqin e Legjionit të Nderit të Francës. Pas luftës u kthye në Shtetet e Bashkuara për herë të fundit në jetën e saj.
Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve që grumbulloheshin atje, në kapërcyell të shekullit, ishin të varfër dhe nuk bënin pjesë në botën e saj luksoze, ajo u mrekullua dhe u nxit nga bashkësitë artistike në Monmartrë dhe në Montparnas.
Romani i saj më i njohur, Mosha e pafajësisë, ai që i dha asaj Çmimin Pulicer, u shkrua në vitin 1920.
Edit fliste lirshëm frëngjisht dhe shumë prej librave të saj u botuan njëkohësisht në frëngjisht e në anglisht.
Uorton ishte mike dhe e besuar e shumë intelektualëve të kohës së saj: Teodor Ruzvelt, F. Skot Fitxherald dhe Ernest Hemingueji kanë qenë mysafirë të saj, në një kohë apo në një tjetër. Kishte miqësi edhe me Henri Xhejmsin dhe me Zhan Koktonë.
Uorton vazhdoi të shkruante deri kur vdiq, më 11 gusht 1937, në St. Brice-sous-Forèt, Val-d’Oise, Ile-de-France të Francës. U varros në Cimetiere des Gonards, në Versajë të Francës.





Edmon Bushi ka perfunduar studimet e larta ne fushen e edukimit dhe eshte profesionist ne lojen e shahut. E ka niksur aktivitetin e tij ne aren e ketij sporti qe ne fillim te viteve '70 dhe ka qene pjese e ekipit te Partizanit. Nje pjese te jetes se tij e ka ushtruar edhe si trajner i ekipit te shahut te Dajtit. Ai ka marre pjese ne te gjitha aktivitetet shahistike te FEderates Shqiptare te Shahut
Edmond Tupja (1947) është profesor, përkthyes, publicist dhe shkrimtar shqiptar

Edmondo de Amicis lindi më 31 tetor 1846 në Onelio dhe vdiq në Bordigera më 11 mars 1908. Pas një karriere të gjatë ushtarake, iu kushtua veprimtarisë letrare dhe bashkëpunoi me shumë revista të rëndësishme. Midis atyre veprave të tij që mund të përkufizohen si "sociologjike", le të përmendim: "Faqe të shpërndara", "Miqtë", "Mbi oqean", "Romani i një mësuesi", "Mësuesja e punëtorëve" dhe "Karroca e të gjithëve".







Edward Louis James Bernays (22 nëntor 1891 – 9 mars 1995) është udhëheqësi i pionierëve të parë që studiuan marrëdhëniet me publikun. Madje ai shpesh konsiderohet si babai i PR – Public Relations, duke qenë se ishte vetë ai që e shpiku këtë term shkencor. Ai u lind Në Vienë të Austrisë nga prindërit Ely Bernays dhe Anna Freud Bernays. Edward ishte nipi i dyfishtë i psikoanalistit Sigmund Freud i cili ishte për të edhe vëllai i së ëmës edhe bashkëshort i motrës së babait. Ai konsiderohet si një prej 100 personave me më shumë influencë të shekullit të kaluar.





















Eleanor Catton (lindur në vitin 1985) është autore nga Zelanda e Re. Ka lindur në Kanada, ndërsa babai i saj është neozeladez, i diplomuar dhe ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Ontarios Perëndimore. Ajo jetoi në Yorkshire deri në moshën 13-vjeçare para se familja e saj të zgjidhte Canterbyrin në Zelanën e Re. Studioi për anglisht në Unviersitetin e Canterbury-t dhe më pas përundoi materin për Shkrimin Krijues në Institutin e Letrave Moderne të Universitetit Viktori në Ëellington. Ajo ka shkruar novelën e parë, “The Rehearsal”, si pjesë të masterit të saj. Tashmë jep leksione për shkrimin krijues në Institutin e Letrave Moderne dhe Institutin e Teknologjisë Manukau. Vepra më e vlerësuar e kësaj autoreje është “Të ndriturit”

Elektra Haxhia Çapaliku ka lindur në Shkodër më 1964. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës, Fakulteti i Mësuesisë. Prej vitit 1998 jeton në Tiranë. Ajo ka punuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës për disa vite dhe që nga viti 2008 punon në Bibliotekën e Parlamentit Shqiptar. Në vitin 2011 mbaroi studimet Master në Shkencat Bibliotekonomike. Elektra Haxhia Çapaliku ka botuar librat: "Në tavolinë me Koliqin" (2002) dhe "Ex libris Scodrae" (2011).


Elena Ferrante është pseudonimi i autores së dhjetë veprave letrare, ndër të cilat edhe saga napolitane, e konsideruar si kryevepra e saj, nga pikëpamja e kritikës letrare, por edhe falë suksesit të jashtëzakonshme me lexuesit. Emri i vërtetë i autores mbetet ende zyrtarisht i pakonfirmuar.
Në 2011 u botua kapitulli i parë i sagës napolitane, “Mikesha gjeniale” (i botuar në shqip në nëntor 2016), i ndjekur nga libri i dytë, “Mbiemri i ri” (i botuar në shqip në korrik 2017), nga ky vëllim i tretë, i sapobotuar “Histori arratie e qëndrese”, dhe nga libri i katërt dhe i fundit, “Storia della bambina perduta”.
Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë dhe është autore e disa librave me temë historike rreth origjinës së shqipes dhe shqiptarëve


Elfriede Jelinek është noveliste dhe skenariste australiane. E mori çmimin Nobel nga Akademia Suedeze në vitin 2004 me motivacionin “për rrjedhën e saj muzikale të zërit dhe kundërzërit në romanet dhe dramat, ku me përkushtim të jashtëzakonshëm gjuhësor, zbulon absurdin e klikave shoqërore dhe të pushtetit të tyre nënshtrues.”




Elif Shafrak është gazetare, akademike dhe shkrimtare e njohur turko-franceze. Ka lindur më 25 tetor 1971. Eshte e njohur per romanet e saj te suksesshme ne France dhe kudo ne Europ, perfshire edhe nga lexuesi shqiptar





Elisabetta Gnone ka lindur në Xhenova, Itali. Ajo ka drejtuar disa revista për gratë dhe revista për fëmijë të Walt Disney, për të cilin më 2001 krijoi serinë vizatimore W.I.T.C.H., me sukses botëror.Ajo eshte autore e disa librave, disa prej te cileve jane besteseller per femije.



















Elvin Luku ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në fushën e Shkencave të Komunikimit, pranë shkollës doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ai është lektor dhe kërkues shkencor pranë këtij universiteti dhe Kolegjit AAB në Prishtinë. Autori është gazetar me një karrierë mbi dhjetëvjeçare në televizion, shtypin e shkruar dhe gazetarinë online. Aktualisht ai mban postin e kryeredaktorit të faqes së web-it në televizionin kombëtar “Vizion Plus”.


Elvira Dones është shkrimtare shqiptare që jeton dhe punon jashtë vendit. Është autore e disa librave që janë botuar në shqip, por edhe në anglisht, gjermanisht, polonisht, frëngjisht dhe italisht
Elvis Malaj ka lindur në Malësi të Madhe, më 1990. Në moshën 1-vjecare, shpërngulet në Itali bashkë me familjen e tij. “Nga veranda ime duket shtëpia jote” është vëllimi i tij i parë me tregime, botuar më 2017. Ka botuar dhe ka fituar çmime të ndryshme letrare për tregimet që ka shkruar.Sot, punon e jeton në Padova.
Elwyn Brooks White ishte një eseist, autor, humorist, poet dhe stilist letrar amerikan dhe autor i letërsisë klasike për fëmijëve, me vepra të tilla të dashura si Merimanga e Sharlotës, Stjuarti i vogël dhe Trumbeta e mjellmës




Emil Asdurian has authored three anthologies and a number of essays. His recent work is the novel The Bells of Silence published in 2019. He is of Albanian-Armenian decent and has been residing in New York since 1995.
Emil Cioran eshte filozof dhe eseist rumuno-francez, i cili publikoi librat e tij ne dy gjuhe. Lindi me 8 prill 1911 ne Rasinari te Rumanise dhe u nda nga jeta me 20q ershor 1995. Puna e tij eshte etiketuar si filozofi pesimiste depertuese pasi vuri ne qender te studimeve te tij ceshtje si vuajtja, shkaterrimi dhe nihilizmi.



Emily Dickinson eshte poete amerikane e shekullit te XIX, e cila e pati suksesin me vepren e saj ne shekullin e XX. Edhe sot e kesaj dite kjo autore lexohet me endje nga lexuesit ne mbare boten




Emma Cline është nga Kalifornia. Vepra e saj është shfaqur në Tin House dhe The Paris Revieë. Në vitin 2014 ka marrë ccmimin “Paris Revieë Plimpton”
Emma Donoghue është një shkrimtare, skenariste, historiane irlandezo-kanadeze. Ka lindur më 24 tetor 1969 dhe është njohur si autore bestseller ndërkombëtare me romanin Dhoma, i cili ishte finalist për çmimin Man Booker Prize. Dunoghue ka fituar disa çmime si autore feministe dhe për skenaret e filmave që ka bërë

Emmanuelle Pagano (1969) është shkrimtare franceze. Ajo ka shkruar një sërë librash, midis të cilëve edhe disa romane. Ka fituar çmimin Europian të Letërsisë për romanin e saj “Ylber hëne”, i cili është edhe i pari që botohet në shqip.









Enid Blyton është shkrimtare, edukatore dhe autore e librash për fëmijë e cila ka lindur më 11 gusht 1897. U nda nga jeta në vitin 1968. Blyton është një nga shkrimtaret për fëmijë më të shitura në botë, me më shumë se 600 milionë ekzemplarë.
Enis Sulstarova është mësimdhënës në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës. Fushat e tij studimore janë nacionalizmi, sociologjia politike, politikat e identitetit dhe qytetaria bashkëkohore.
Enit Karafili Steiner, lindur në Tiranë, jeton prej më shumë se 20 vitesh në Zvicër. Ajo mban një PhD në anglistikë nga UCLA dhe Universiteti i Zyrihut, është asistent profesore në Universitetin e Lozanës dhe autore e disa librave dhe artikujve akademikë në letërsi angleze. Romani i saj i parë "Tokëmjalta" (Botime Pegi, 2015), u mirëprit nga lexuesi shqiptar.
Enkelejd Lamaj ka lindur më 20.11.1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Fantastikja, misteri dhe e frikshmja janë përbërësit kryesorë të krijimeve të tij. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.

Enriko Brici u lind në Nisë në vitin 1974. Në librin "Një histori dashurie me rock & roll - Xhek Frushante la grupin", dëshmi e aftësisë shpërthyese për të folur me të gjithë e për të gjithë, ka përshkruar hapat e parë në jetën shoqërore të një djaloshi të hedhur, që ngërthen në vetvete gjithë çapkënllëqet dhe harenë e moshës, i gatshëm t'u dalë ballas telasheve e mashtrimeve, kryelartë ndaj kujtdo që rreket t'i kallë frikën.
Stili letrar i Enriko Bricit shquhet për njëfarë anarkie gjuhësore. Pikësimi dhe kujdesi në përdorimin e duhur të kohëve të foljeve nuk janë shumë të pranishëm, ashtu si në të folurit e shkujdesur të të rinjve , që është i pasur me zhargone dhe dialekte. Stili i Bricit karakterizohet nga i ashtuquajturi "përroi i ndërgjegjes".
Falë gojëtarisë që s'ka të sharë dhe përshkrimeve mjeshtërore, vihet në ballë të shokëve dhe u hap sytë; një udhërrëfyes i sigurt që s'lë dy gurë bashkë. Gjuha, e mbarsur me lojëra fjalësh dhe konceptesh, duke arritur kulmet e ilaritetit dhe të shpotisë, e bën këtë roman mishërim të prirjeve rinore, idhull të adoleshentëve.

Entela Komnino ka studiuar për Gjuhë- letërsi në Fakultetin Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës (1987-1991), ku është diplomuar me punimin shkencor ‘Proza e shkurtër e Faik Konicës’. Ka punuar gazetare dhe më pas ka vazhduar studimet doktorale për letërsi.
Entela Tabaku (Sörman) u lind në Shkodër më 1971.Që prej vitit 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar disa cikle me poezi: - pesëdhjetë poezi dhe pesë intermexo (At Gjergj Fishta, Shkodër, 1996) - një grusht jetë sa me vdekë (Adonis, Tiranë, 2016) - poemat e hueja (Pegi, Tiranë, 2017)

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Ai u bë i famshëm me serinë prej 8 vëllimesh të Artemis Fowl, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe ka fituar një numër të madh çmimesh



Eqrem Çabej ishte gjuhëtar dhe studiues i cili ia kushtoi një jetë të tërë historisë së shqipes, letërsisë, etnologjisë dhe kulturës shqiptare.

Erald Kapri është gazetar, pedagog i shkencave të komunikimit dhe studiues, i diplomuar në Universitetin e Tiranës. Ai ka përfunduar masterin në Universitetin e Westminster-it në Londër dhe aktualisht ështëi përfshirë në studimet që zbardhin çështje të së kaluarës, parë në këndvështrimin e arkivave të huaja
Erenestina Gjergji Halili është gazetare, poete dhe pedagoge e letërsisë shqipe, e specializuar në studimin e dramës shqipe

Autor i njohur i letersise franceze te diteve tona; i pasionuar edhe pas letersise se udhepershrkimit. Ai ka studiuar dhe shkruar per Ismail Kadarene. Éric Faye është vlerësuar me Çmimin e Madh të Romanit të Akademisë Franceze më 2010 për romanin “Nagasaki”.




Eric-Emmanuel Schmitt lindi në mars të vitit 1960. Kreu shkollën e mesme në Lycée du Parc në Lion të Francës dhe më pas ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin Doktor në filozofi. Është dramaturg, romancier, eseist dhe kineast. Brenda një dhjetëvjeçari, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime “Molier” si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me “Grand Prix” (për teatrin) nga Akademia Franceze.
Schmitt-i është vlerësuar gjithashtu me çmimin “Goncourt” (për novela) për “Concerto à la mémoire d’un ange”; çmimin e romanit historik, “Agrippa d’Aubigné”, për romanin “Gruaja në pasqyrë”; me çmimin e “Grands Espaces” për librin “Odiseja nga Bagdadi” etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende.
Në Akademinë Mbretërore të Gjuhës dhe të Letërsisë Franceze në Belgjikë, ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau.
Nga Toena janë sjellë në shqip edhe vepra të tjera, si: “Gruaja në pasqyrë”, “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera” dhe “Oskari dhe zonja rozë”, vlerësuar me çmimet “Prix Chromos” në Zvicër dhe “Grand Prix Etranger” në Belgjikë.
Erich Fromm eshte filozof dhe psikolog i famshem i shekullit te XX, pasues i teorive te Sigmund Frojd dhe teoricient. Ai ka lindur ne vitin 1900 dhe eshte ndare nga jeta me 18 mars 1980
Romancieri gjerman Erih Maria Remark, një ndër shkrimtarët më të suksesshëm të shekullit të njëzetë
Shkrimtar, anëtar i Akademisë Franceze, nuk rri në një vend. Ai shkruan libra dhe filma, është profesor ekonomie, për shumë vite këshilltar i presidentit të Republikës, shitës librash elektronikë, kopshtar i bahçes së tij me zarzavate, gjyqtar, ambasador, lundrues.
Midis librave të tij të famshëm, mbase më të njohurit, janë ata për fëmijë. DITURIA ka botuar Gramatika është një këngë e bukur (2005) dhe, pas librit që keni në dorë, Princesha Histaminë, do të vijojë edhe me tituj të tjerë. Pse? Sepse është e vështirë t'u kalosh mënjanë, pa u hedhur një sy, librave të Orsenna-së për fëmijë, që dallohen për humorin, aventurat, gëzimin që përcjellin. Fëmijët jo vetëm argëtohen me librat e tij, por edhe mësojnë shumë. I vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme letrare, si çmimi Roger-Nimier më 1978 dhe çmimi Goncourt më 1988.
Erik Segal është një autor, skenarist, edukator dhe klasicist amerikan i shekullit të XX. Ai është i njohur për dy romanet e tij, “Love Story” dhe Mjekët”. Segal ka lindur më 16 qershor 1937 në Bruklin (Nju Jork) dhe është ndarë nga jeta më 17 janar 2010. Shumë prej veprave të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Botimet Dritan


Eris Rusi ka lindur në qytetin e Korçës, në vitin 1983. Ka kryer studimet universitare për Letërsi Bashkëkohore, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “La Sapienza”, të Romës me rezultate të shkëlqyera. Ai është pedagog dhe prozator, autor i disa vëllimeve me tregime dhe romane




Ermal Lala, lindur në Mat. Ka kryer studimet e larta dhe është diplomuar në shkencat natyrore. Ka botuar më parë librat "Melodia e valës së kaltër" dhe "Kënga e reve të bardha". Libri "Purple" është i treti libër i tij dhe i pari në gjininë e romanit. Aktualisht ai është inxhinier dhe aspiron një Shqipëri ndryshe. Hobi i tij është të eksplorojë natyrën dhe të udhëtojë në vende të panjohura.


Ernest Hemingwai ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.

Ernest Koliqi ishte poet, shkrimtar, dramaturg, dijetar dhe përkthyes i njohur shqiptar. I lindur në Shkodër, ku gjithashtu aty mori edhe mësimet e para, ai u transferua në Itali për të studiuar në Brescia dhe më pas në Universitetin e Padovës. Ka shkruar veprat "Tregtar flamujsh", "Hija e maleve", "Pasqyrat e Narcizit", studime letrare dhe shume perkthime, kryesisht nga letersia italiane
Ernesto Sabato (lindi më 24 qershor 1911 dhe u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare, më 30 prill 2011) është shkencëtar, shkrimtar dhe estet i njohur argjentinas, që pati ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë hispanike dhe botërore përgjatë shekullit të XX. Edhe lexuesi shqiptar e njeh fillimisht përmes romanit “Tuneli” dhe më pas përmes dy veprave të tjera letrare: “Mbi heronjtë dhe varret” dhe “Shkrimtari dhe fantazmat e tij”

Ervina Toptani është përkthyese, pedagoge, studiuese, e cila ka lindur në vitin 1981, është diplomuar në degën Anglisht pranë Universitetit të Tiranës dhe që jeton në Bruksel që prej vitit 2014


Esat Myftari është studiues dhe ish-diplomat, i lindur në Pejë dhe jetuar përreth 50 vjet në Shqipëri. Ai është autor i librit “Kosova dhe Enver Hoxha”
Esat Ruka, i lindur në Mat më 10 mars 1951, ka kryer
Institutin e Lartë të Arteve (UA) në vitin 1976.
Është me profesion: Organizator dhe drejtues i punëve Kulturore e artistike.
Aktiviteti Artistik:
Është themelues i grupeve dhe ansambleve të vlerësuara me çmime. Ai është Kantautori i baladave hite, interpretues me timbër të veçantë dhe përdorues i nstrumentave
popullorë, realizues i koncerteve recitalë.
Aktiviteti shkencor:


Prej më shumë se dhjetë vjetësh i është përkushtuar në mënyrë të pavarur astrologjisë dhe prej disa kohësh ofron edhe shërbime të kësaj natyre. Kjo eksperiencë i ka shërbyer për të formësuar romanin e saj të pazakontë, në mesin e botimeve të autorëve vendës. “Ajlen” është libri i dytë i Esmeralda Petrelës


Esther Perel, psikologe dhe autore e librave të shumëshitur, njihet sotsi zë me ndikim në fushën e marrëdhënieve dhe të lidhjeve moderne.


Eugenio Montale (Genova 1896 - Milano 1981) është një nga poetët më të mëdhenj italianë, që ka ndikuar gjerësisht në poezinë botërore të shekullit XX





















Fabio Bonetti (në art Fabio Volo) ka lindur në Kalçinate të Bergamos, Itali, më 23 qershor 1972. Është shkrimtar dhe drejtues emisionesh radiofonike dhe televizive. Librat e tij janë përkthyer në shumë vende të botës. Në shqip, nga Shtëpia Botuese “Dudaj”, janë botuar romanet “Edhe një ditë më shumë”, “Një vend në botë” dhe “Koha që do të doja”.




Fahri Xharra është diplomuar në fushën e shkencave natyrore tekonologjike në Lubjanë dhe ka punuar në drejtimin e disa kompanive në Kosovë, Zvicër, Europën Lindore, Afrikë dhe Azi. Pasioni i tij për historinë dhe origjinën e shqiptarëve vjen për shkak të kulturës së gjerë, njohjes së shumë gjuhëve të huaja dhe zellit për të njohur të shkuarën dhe të tashmen
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.



Fan Noli (6 janar 1882 - 13 mars 1965) ishte prift, përkthyes, publicist, shtetar, diplomat, poet dhe historian i njohur shqiptar.

Farida Ramadani (Zmijani) eshte diplomuar per letersi dhe me pas si psikologe sociale ne Itali. Ka punuar si eksperte psikologe dhe eshte autore e disa librave ne fushen e poezise, publicistikes. Ramadani eshte nderuar me cmime te ndryshme per aktivitetet e saja dhe per krijimtarine poetike

































Fernando António Nogueira Pessoa lindi në Lisbonë në vitin 1888. Njihet si poet, prozator dhe novator i letërsisë moderne portugeze e asaj botërore
















Fitim Sula eshte me profesion skulptor, mjeshter i punimit te drurit, por njeheresh edhe autor i kater librave. Me romanin e tij te fundit, Sula eksploron pjese te drames shqiptare te vitit 1996







Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX, i cili vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikimin me lexuesin




























Franz Nopça ishte studiues dhe albanolog hungarez, i cili ka ndihmuar në studimin e gjuhes dhe kultures shqiptare. Nje pjese e madhe e trashegimise se tij studimore iu la Norbert Jokl.
Frances Hodgson Burnett lindi më 24 nëntor 1849. Ajo u nda nga jeta në vitin 1924. Burnett ishte romanciere dhe dramaturge anglo-amerikane e cila njihet edhe për veprat e shumta që ka shkruar për fëmijë dhe të rinj




FRANCESCO PICCOLO jeton dhe punon në Romë. Për Einaudi-n ka botuar: Ndarja e mashkullit (2008), Histori parëlindurish dhe fëmijësh të vetëm (2012), Perëndimor gazmor (2013) dhe Dëshira për të qenë si të gjithë (2013). Francesco Piccolo ka fituar Çmimin Strega 2014 me Dëshira për të qenë si të gjithë.
Francis Fukuyama eshte gazetar, politikan, ekonomist amerikan, autor i disa librave te cilat kane ndikim te jashtezakonshem ne mendimin politik, gjeopolitik brenda SHBA-ve dhe jashte tyre

Francis Scott Key Fitzgeralt është një romancier dhe tregimtar amerikan i cili ka lindur më 24 shtator 1896 dhe është ndarë nga jeta më 21 dhjetor 1940. Ai është i njohur në mbarë botën me romanin e tij “Getsbi i madh”








Franz Kafka (1883 - 1924) ësht ënjë nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, vepra e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare


Fred Abrahams është ekspert i çështjeve ndërkombëtare, aktivist i të drejtave të njeriut dhe autor i disa artikujve dhe botimeve, kryesisht për Shqipërinë dhe Kosovën.




Frederik Rreshpja është një nga poetët më të mirë të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Një pjesë e veprës së tij është në dorëshkrim













Friedrich Nietzsche ishte filozof, kritik, poet, filolog dhe mësues i gjuhëve të vjetra. Vepra e tij pati një ndikim të thellë në filozofinë perëndimore dhe në historinë e mendimit modern
















Gabor Mate eshte mjek, foles publik dhe autor fitues i çmimeve te ndryshme. Libri “Kur trupi thote jo” eshte botuar ne dhjetera gjuhe, ne pese kontinente te botes.
Gabriel Garcia Marquez është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX, fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1982. Ai ishte gazetar i njohur për reportazhet e tij dhe skenarist
Gabriele Pao Pei Andreoli eshte aktor, kineast, filantrop dhe publicistit. Ai njihet ne Itali, por edhe ne Shqiperi me serialet per te rinj te viteve 90 – Djemte e bordurave / i Ragazzi del Muretto). Tashme nje nga motivational speaker me ne ze, te degjuar dhe ndjekur mjaft nga te rinjte.

Gabriella D’Amato është arkitekte dhe docente e “Historisë së arredimit dhe të dizajnit” në Fakultetin e Arkitekturës



Gaëlle Josse e ka nisur veprimtarinë e saj letrare si poete dhe më pas ka botuar katërromane. Secili prej tyre ka fituar disa çmime, duke përfshirë këtu edhe Çmimin Alain-Fournier më 2013 dhe Çmimin Europian të Letërsisë, me romanin “Rojtari i fundit” në vitin 2015.














Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë














Gazmend Kapllani ka lindur në vitin 1967 në Lushnjë, Shqipëri. Ka emigruar nga Shqipëria në Greqi në vitin 1991. Ai është tani një shkrimtar i suksesshëm, dramaturg, gazetar dhe mbrojtës i të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Aktualisht jeton në SHBA ku ushtron profesionin e profesorit. Ka shkruar disa libra si Ditar i shkurter kufish (Albas), "I keqi i vetes", "My name is Europe", etj.
Gazmend Krasniqi është poet, romancier, studiues dhe përkthyes i veprave letrare. Aktualisht, punon në Bibliotekën Kombëtare
Gazmend Mahili lindi në Sevaster të Vlorës, më 3 prill 1973. Fëmijërinë dhe adoleshencën i kaloi në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, ku dhe u diplomua në vitin 1996. Si prozator, Mahili ka spikatur që herët në mjediset letrare.
Dy librat e tij të mëparshëm janë: “Madhështia e mbrapshtë” (novela) dhe “Humbësit e dëshirave” (romane), me të cilët është paraqitur si një prozator i talentuar para publikut.
Libri “Largësi të kaltra” është vepra e tij më e fundit me tregime dhe novela, ku ai i thellon më tej cilësitë e prozës së tij, e cila dallohet për thellësi mendimi dhe një psikologji universale.





Genti Kame është aktor, regjisor dhe skenarist shqiptar. Pjesa më e madhe e karrierës së tij kinematografike dhe televizive zë vend midis Parisit, Romës dhe Tiranës. Kulla është romani i tij i parë.
Geo Consulting investon në platformën Meta-GIS e cila automatizon realizimin e programeve sipas kërkesave specifike të përdoruesve në fushën e GIS. Platforma është e pavarur nga liçensimi nga palët e treta dhe është e bazuar në standarte të hapura. Bazuar në Meta-GIS, Geo Consulting ka realizuar përpunimin e një game të gjere të materialeve baze hartografike për të gjithë territorin e Shqipërisë.


George Friedman qështë parashikues i gjeopolitikës dhe strategjist për çështjet ndërkombëtare
George Orwell lindi më 25 qershor 1903. Fillimisht qe me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin Ferma e Kafshëve një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit. Veprat e tij nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.
George Raymond Richard Martin, i njohur me emrin GRRM është një romancier, tregimtar i famshëm amerikan që ka lëvruar zhanret e fantazisë, horrorit, fantashkencës, skenareve dhe prodhimit të programeve televizive. Lexuesi shqiptar e njeh përmes serisë së veprave “Gjueti fronësh”. Është listuar një nga 100 personat më me ndikim në botë nga revista Times.
Georges Bataille është filozof, poet dhe romancier francez. Lindi më 10 shtator 1897. U nda nga jeta në vitin 1962.
Georges Simenon është shkrimtar belgo-zviceran I cili ka lindur më 13 shkurt 1903. Ai është ndarë nga jeta në vitin 1989. Simenon ka shkruar rreth 400 novela dhe ka regjistruar mbi 700 milionë libra të shitur. Nga ky autor kanë ardhur në shqip dy romanet: “Qeni i verdhë” dhe “Lufta e nervave e komusarit Megre”
Georgi Gospodinov fitoi njohje ndërkombëtare me romanin e tij të parë Roman natyral. Romani Fizika e trishtimit është vepra e tij më e njohur dhe e vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si: çmimi Jan Michalski, si dhe çmimi prestigjioz Angelus. Gospodinovi shkruan skenarë dhe drama. Shumë prej veprave të tij janë ekranizuar.







Muzhaqi është autore e romanit "Stina e peste" dhe e vëllimit poetik "Këmbëzbathur nëpër hënë", përkthyese e romaneve "Pallati Soljano" dhe "Vreshti i Anxhelikës" të autores Sveva Casati Modignani, pedagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ajo është fituese e çmimit të "Autores më të mirë debutuese" e vitit 2015 në Panairin e Librit të Prishtinës







Gi De Mopasan është autor tregimesh, novelash dhe romanesh. Stili i tij përfshihet në rrymat letrare të realizmit dhe natyralizmit. Shquhet edhe për mënyrën se si ka ndërthurur në një dimension të jashtëzakonshëm shumë prej tregimeve të tij



Gianni Rodari është shkrimtar i shquar italian i letërsisë për fëmijë. Ka lindur 23 tetor 1920 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1980

Gianrico Carofiglio ka lindur më 30 maj 1961 në Bari, Itali. Ka shkruar tregime, romane dhe ese. Librat e tij, që gjithnjë kanë zënë vendet e para në listat e librave më të shitur, janë përkthyer në të gjithë botën.

















Gilman BAKALLI (Shkodër, 1967 – Tiranë, 2016), opinionist, përkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. në Shkencat Filologjike, është diplomuar në Universitetin Karl-Franzens, Graz (Austri)


Giorgio Bassani (4 mars 1916-13 Prill 2000) ishte një prozator, poet, eseist, redaktor, dhe intelektual italian me përmasa ndërkombëtare.









Gjergj Fishta (1871-1940) është një ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës dhe letërsisë kombëtare shqiptare, publicist antikoformist, atdhetar dhe klerik me vlera të rralla shpirtërore dhe intelektuale














Glori Husi ka lindur në Gjirokastër, më 1972. Studimet e larta për jurisprudencë i ka kryer në Universitetin e Athinës, Greqi dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Bonit, Gjermani. Pas një karriere dinamike si avokat dhe pedadog i të Drejtës Europiane, gjatë së cilës ka publikuar një sërë punimesh akademike, si dhe pas një kontributi të suksesshëm në administratën e lartë shtetërore, autori vjen përpara lexuesit me këtë novelë dramatike, të bazuar në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë një periudhe të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Autori jeton me bashkeshorten në Florida, SHBA.





Johan Volfgang Gëte është përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane. Ai ka qenë poet, romancier, dramaturg, eseist dhe filozof. Me veprat e tij Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar në Gjermani. Emri i tij la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane








Goliarda Sapienza lindi në Katania, Siçili, në një familje revolucionarësh socialistë. Aktivitetin letrar e nisi me romanin Lettera aperta (1967), pasuar me tituj të tjerë, ndër të cilët “Muza e haresë”, që pa dritën e botimit vetëm pas vdekjes së saj. Shkrimtare e refuzuar dhe e censuruar në gjallje, sot librat e saj po rivlerësohen në rang ndërkombëtar.








































GRAZIA DELEDDA (Nuoro 1871 – Romë 1936) debutoi si tregimtare në një revistë periodike mode. Në vitin 1926, mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ajo konsiderohet si shkrimtarja e verizmit romantik. Disa nga titujt e saj më të njohur janë: “Elias Portolu”, “Mariana Sirka” dhe “Nëna”.
















Gregory David Roberts lindi në Melburn, Australi. Gjatë viteve studentore u vlerësua si shkrimtar i talentuar. Por jeta e tij ka plot aventura dhe probleme ligjore. Edhe romanet e tij kane projeksione te forta autobiografike, ku rrefehen nje pjese te bemave te tij















Grigor Banushi i përket atij grupi shkrimtarësh që u shfaqën në botën e letrave pas viteve ’90. Këtë herë ai vjen me romanin e katërt "Simfonia e pambaruar", një triller psikologjik dhe njëkohësisht një himn për jetën dhe për dashurinë.
















Guillaume Lejeani (1824-1871), hartograf dhe gjeograf, lindi në Pluga-Gerran pranë Morlesë (Bretanjë) dhe studioi në College de France në Paris (nën drejtimin e historianit të njohur Jules Michelet), ku pati rastin të takonte shumë studentë nga Ballkani.
Guillaume Musso lindi me 6 qershor 1974 në Francë. Ai është në vendin e tretë ndër autorët më të shitur në Francë që nga viti 2008 e në vazhdim. Musso ka shitur mbi 11 milionë kopje dhe është përkthyer në rreth 35 gjuhë të ndryshme të botës

Günther Grass është një prozator, poet, skenarist, artist grafike dhe skulptor gjerman, i cili e ka marrrë çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1999. Ka lindur më 16 tetor 1927 në qytetin Fanzing të Polonisë dhe u nda nga jeta më 13 prill 2015 në qytetin Lubek të Gjermanisë. Ka ndikim nga Tomas Man, Gëte dhe autorë të tjetër të mëdhenj të letërsisë gjermane dhe europiane









Gillian Flynn mahniti lexuesit me librin e saj të parë "Sende të mprehta", fitues i dy çmimeve "Dagger" dhe finalist i çmimeve "Edgar", një libër ky i përkthyer në mbi tridhjetë vende. Romani i dytë, "Vendet të errëta" është bestseller sipas gazetës "New York Times". Tani po punon për përshtatjen kinematografike të librit "Vajza e zhdukur", të përpunuar nga Reese Witherspoon.




























Halldora K. Thoroddsen, 1950, është një shkrimtare islandeze. Ka botuar në disa zhanre, duke përfshirë këtu, poezitë, tregimet dhe romanet. Romani i saj “Pas xhamit të dyfishtë” fitoi Çmimin Islandez e Letërsisë Femërore në vitin 2016 dhe Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2017.


Makinderi ishte gjeopolitikani më i shquar i shekullit të XX. Ai kishte në mendje ndërrimin e kujdesshëm të një paqeje të qëndrueshme të bazuar në një ekuilibër forcash të projektuar për të parandaluar rishfaqjen e Gjermanisë si “udhëheqësja” që kontrollonte burimet e Tokëzemrës












Lindi më 6 tetor 1982 në fshatin Vaksincë të Kumanovës. Libri i parë “mbledh hije”, 2007, Ombra GVG, Tiranë. Libri i dytë “fanitje”, 2014, Onufri, Tiranë. Libri i tretë “fllad”, 2014, Onufri, Tiranë















Hanns Christian Lohr eshte historian gjerman. Ka lindur ne vitin 1961 ne Marburg te Gjermanise. Eshte diplomuar ne Unversitetin e Bonit dhe ka mbrojtur doktoraturen me tezen e tij per Historine e themelimit te shetit shqiptar dhe luften e pare boterore.

Hans Christian Andersen është prozator, tregimtar dhe poet i shquar danez. Ai ka lindur më 2 prill1805 lindi dhe është ndarë nga jeta në vitin 1875. Në nderim të këtij rrëfimtari të shquar është vendosur 2 prilli Dita Botërore e Librit për fëmijë





















Harold Bloom lindi me 11 korrik 1930 ne SHBA. Eshte ndare nga jeta me 14 tetor 2019. Bloom eshte nje nga kritiket me te shquar te shekullit te XX.
Harold Robins ësht ënjë nga shkrimtarët amerikanë më popullor deri më tani. Ai është ndër më të shiturit, duke listuar rreth 25 libra bestseller dhe mbi 750 milionë kopje dhe i botuar në 32 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ka lindur më 21 maj 1916 dhe është ndarë nga jeta më 14 tetor 1997.
Harper Lee është lindur në vitin 1926 në Monrovilë të Alabamës. Ajo është e njohur në vendin tonë me romanin e saj të famshëm e ndër më të lexuarit në botë "Të vrasësh zogun përqeshës" (To Kill a Mockingbird), një nga romanet më të dashur për lexuesin amerikan, që e vulosi emrin e saj në historinë e letërsisë botërore dhe është nderuar me Çmimin prestigjioz “Pulitzer”, me Medaljen e Lirisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me shumë çmime e vlerësime të tjera letrare.
Harper Lee vdiq në gjumë, në mëngjesin e 19 shkurtit, në moshën 89 vjeçare
















Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik.














































Helen Russell është gazetare, spikere dhe ish-redaktore e revistës online “MarieClaire.co.uk”. Ajo jeton në zonën rurale të Jutlandit dhe punon si korrespondente për gazetën “The Guardian”, shkruan për Danimarkën në gazetën “The Telegraph” dhe mban fjalime në të gjithë botën për lumturinë, ndryshimin dhe fillimet e reja. “Një vit jetë si danezët” është libri i saj i parë, por tanimë ajo po punon për librin e dytë. Ndiqeni atë në Tëitter në adresën @MsHelenRussell.

Helena Kadare eshte shkrimtare dhe perkthyese e njohur. Njeheresh, ajo eshte bashkeshortja e Ismail Kadarese

Shumë njerëz e kanë sharë, shumë e kanë përbuzur. Të tjerë e kanë adhuruar, shenjtëruar dhe kanë gjetur shpëtim tek ajo. Por, ndjekësit e shumtë që ka pasur dhe ka edhe sot e kësaj dite e kanë bërë ndër spiritualistet më të njohura



Helicon është revistë e përmuajshme letrare me botues dhe kryeredaktor Azem Qazimin që doli në 12 numra nga prilli i vitit 2014 deri në mars 2015.












Henrik Ibsen është poet dhe dramaturg norvegjez. Ai ka lindur më 20 mars 1828 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1906. Në gjuhën shqipe kanë ardhur dramat e tij “Shtëpi kukulle” dhe “Armiku i popullit”, ku kjo e fundit është përkthyer nga Fan Noli.



Henry Kissinger, lektor për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit, ka qenë sekretar shteti, dhe mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë

Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirurg te spitali Atkinson Morley’s St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë. Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i Mos bëj dëm solli në Shqipëri The New York Times që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacionet e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.

Henri Miler është shkrimtar amerikan i shekullit të XX që shkroi një lloji të ri të novelës, e karakterizuar më vonë si një autobiografi e fictional-izuar








Herman Melville (lindi më 1 gusht 1819 – u nda nga jeta më 28 shtator 1891) është romancier, tregimtar, eseist dhe poet i njohur amerikan i shekullit të XIX, i njohur për dy nga romanet më të suksesshme: Mobi Dik dhe Billy Budd, roman i botuar pas vdekjes së tij.





Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat, fituese e çmimit Nobel në letërsi














Hilary Mantel është një shkrimtare angleze, vepra e së cilës përfshin kujtimet personale, tregime dhe romanin historik. Është fituese e çmimit Man Booker Prize dhe e çmimeve të tjera në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj




Hilari Rodham Klinton është gruaja e parë e kandiduar për presidente nga një partie madhe politike në Amerikë. Ajo ka shërbyer si Sekretarja e 67 e Shtetit: 21 janar 2009 – 1 shkurt 2013, pas pothuajse katër dekadash në shërbim publik, si avokate, Zonjë e Parë e vendit dhe Senatore. Ajo është bashkëshorte, nënë dhe gjyshe.



































Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë realiste europiane, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në serinë “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit. Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850







































Hugo von Hofmannsthal (1874-1929), është një prej poetëve, dramaturgëve, eseisteve dhe ibretisteve me te medhenj europane të shekullit XX-të. U quajt `temija magjik' për talentin e tij te jashtezakonshen dhe këtë do ta deshmonte përgjatë karrieres se tij në çdo zhaner letrar që ushtroi Ndër veprat, më e shquara dhe ndikuesja ne letrat gjermane dhe europiane mbetet Nje letër. Kjo vepër dëshmon krizën vetjake të autorit në kohen kur vendosi të braktisë poezinë, por zbulon dhe krizën e thelle psikologjike të besimit dhe gjuhës, knze e cila shenjoi mbarë letersine e shekullit të XX-të.




















Ian McEwan ka lindur më 21 qershor 1948 dhe është një nga romancierët kryesorë britanik të ditëve tona. Ai është përzgjedhur nga Times mes 50 shkrimtarëve britanikë më të mirë që nga viti 1945. Ndërsa The Daily Telegraph e ka përzgjedhur mes 100 personave më me ndikim në kulturën britanike.

Iben Akerlie (1988) është aktore, ajo ka luajtur në disa seri televizive. Është diplomuar në Shkencat e edukimit për fëmijë me kërkesa të posaçme. Shoku im kokëposhtë (2016) është libri i saj i parë, por ai u bë menjëherë bestseller i pashoq në Norvegji. Iben Akerlie jeton në Kopenhagën, në Danimarkë.









Idlir Azizaj lindi në Vlorë, më 1970. Studimet e para i kreu në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në ekonomi. Më pas ndoqi studimet për letërsi angleze e amerikane në "Concordia College", Minnessota, SHBA. Ai eshte shkrimtar dhe perkthyes, i vleresuar me cmime kombetare dhe nderkombetare