Deborah Ellis, prozatore kanadeze bashkëkohore nga më të njohurat. Hulumtuese dhe përshkruese pikante e çështjeve lindore. Vepra e saj letrare jep jetën, logjikën dhe absurdin mes njerëzve në Azinë Jugore, veçanërisht në Afganistan dhe vendet fqinjë.
Një histori e fuqishme, tejet njerëzore, e një vajze plot energji, të vendosur, që përpiqet të marrë në dorë frerët e jetës së saj.
Përfytyro të jetosh në një vend, ku gratë nuk mund të dalin nga shtëpia pa qenë të shoqëruara nga një burrë.
Parvana hyri në vendbanimin e vogël, duke ecur me kujdes mes rrënojave. Vështroi ato çka kishin mbetur nga shtëpitë njëdhomëshe.