“Tregimet e vëllimit ‘E vërteta vërtitet’ dëshmojnë përsëri se Erion Mollaymeri e ka krijuar tanimë profilin e tij si një shkrimtar tepër serioz, me stil origjinal, të shprehur përmes një regjistri gjuhe të pasur, të përpunuar e të tingëllueshme dhe përmes universit letrar të veçantë që ndërton.
Ky libёr sjell pikёrisht pёrplasjen e dy botёve qё jetojnё nё tё njёjtёn sipёrfaqe. Qyteti i diktuar nga rregulla strikte dhe Periferia e larmishme nё ngjyra dhe dukuri qё e kanë kthyer kaosin nё njё sistem vlerash strikte. Nё njёrёn liria ёshtё e kushtёzuar, nё tjetrёn liria ёshtё e vetёngopur aq sa nuk i bёhet mё tё lёvizё nga vendi.