Fahri Xharra është diplomuar në fushën e shkencave natyrore tekonologjike në Lubjanë dhe ka punuar në drejtimin e disa kompanive në Kosovë, Zvicër, Europën Lindore, Afrikë dhe Azi. Pasioni i tij për historinë dhe origjinën e shqiptarëve vjen për shkak të kulturës së gjerë, njohjes së shumë gjuhëve të huaja dhe zellit për të njohur të shkuarën dhe të tashmen
Inxhinier i diplomuar ne Universitetin e Ljubjanës në degën e Shkencave Natyrore Teknologjike. Me përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare, Xharra punoi në ndërmarrjen zvicerane “Bezema” si drejtor i shitjes ne Azinë Qendrore nga viti 2004, në Zvicër.
Më herët punoi si drejtor i shitjes për Evropën Juglindore në ndërmarrjen zvicerane CIBA, në Selanik dhe drejtori i shitjes për Afrikën Veriore, në Marok. Në Kosovë ka punuar si shef laboratori dhe drejtor prodhimi në ndërmarrjen “Emin Dukaru” në Gjakovë.
Ka drejtuar edhe ndërmarrjet Përpunimi dhe Tjerrtorja në Gjakovë, Zotëron shumë gjuhë të huaja përfshirë këtu gjuhët frënge, angleze, serbo-kroate, sllovene, gjermane, italiane, rumune, arabe, ruse, greke, e bullgare.
“Me aftësitë e mia profesionale fitova reputacion i cili u shpërblye me vendosjen time në shumë shtete të botës, mu aty ku firma CIBA kishte nevojë më së shumti. Vendosja e marrëdhënieve të shëndosha ndërpalëshe në mes të firmës dhe klientelës së Afrikës Veriore, Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore qëndron në moralin tim të lartë prej bashkëbiseduesi të denjë, përfaqësuesi të respektuar dhe njohësi të një mori gjuhësh të huaja.
Publicisti dhe studiuesi Fahri Xharra, si rrallëkush, paraqet një tërësi reflektimesh, hulumtimesh dhe studimesh të thelluara për të shkuarën dhe të tashmen e shqiptarëve, origjinën dhe trojet e tyre, në kërkim të identitetit dhe shkaqeve që kanë sjellë vonesat historike. Me një qasje tërëishst antikonformiste, ky libër parashtron teza, hap tema të nxehta...