Ky libër do t’u vijë në ndihmë amvisave që janë mjeshtre në gatim, duke u kujtuar gatimet shqiptare dhe në veçanti familjeve të reja të cilat do të mësojnë gatimet e amvisave të vjetra. Libri do t’u vijë në ndihmë familjeve të reja dhe do të jetë një këshillues për restorante e gjelltore, për të përgatitur ushqime të shijshme dhe me vlera ushqyese,...
Në hartimin e këtij libri janë marrë parasysh: tradita popullore e të gatuarit, të dhënat e shkencës për nevojat që ka organizimi i njeriut për ushqim, rëndësia e produkteve ushqimore, përpunimi i ftohtë i produkteve etj.