

Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Tregimet e D. Kokonozit bëjnë pjesë në traditën e mrekullueshme të tregimeve të shkruara shqiptare, përshirë këtu edhe Naum Priftin, Dhimitër Shuteriqin, Roland Gjozën etj. Dashnor Kokonozi më tepër i është kushtuar romanit, eseve të udhëtimeve, por tregimet e tij përmbajnë nota interesante reale, ndjesi dhe mbyllje të papritura.