Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
Në këtë vëllijm janë përfshirë proza e gjatë dhe estetika; konkretisht, “Katër pralla nga Zullulandi”, “Shqipëria si m'u duk”, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, “Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” dhe shkrime të tjera. Botimi u përzgjodh dhe përgatit nga prof. Nasho Jorgaqi
Në këtë vëllim është paraqitur publicistika e Faik Konicës. Botimi u përgatit dhe përzgjodh nga Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
Vëllimi i katërt përmbledh letërkëmbimin, i cili, edhe pse nuk është i plotë, paraqet një "terra incognita" të hapësirave koniciane. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapur.
Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
Në vëllimin e parë janë përfshirë kryesisht krijimtaria letrare, kritika dhe përkthimet artistike të Konicës, të pasuruara me gjetje të reja të panjohura. Kolana është zgjedhur dhe përgatitur nga Prof. Nasho Jorgaqi
Në këtë libër përfshihen dy romane të Faik Konicës, “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka”, të cilat deri pak kohë më parë e kanë pasur jetën e tyre në gjuhën frënge, ku autori ishte me pseudonimin “Jean de Kroia”. Falë punës kërkimore dhe përkthimit të bërë nga Fotaq Andrea, këto dy romane misterioze tashmë bëhen pjesë e letërsisë shqipe. Edhe këto dy...