Eno Barjami

Eno Hetem Barjami (12. 01.1985)  lindur në Tepelenë në një familje me tradita patriotike, prej nga shquhet heroi kombëtar shqiptar Tafil Buzi (shek.XIX).


Sipërmarrës dhe trajnues i çertifikuar ndërkombëtar për zhvillimin personal dhe profesional. Puna e tij studimore dhe kërkimore fokusohet në fushat e  filozofisë, komunikimit, ekonomisë, psikologjisë dhe teologjisë.


Puna e tij shkencore synon thjeshtëzimin e jetesës njerëzore drejt gjërave më kuptimplote, çka sipas mendimit të tij arrihet kur mendja jonë nis të punojë në formë krijuese-origjinale dhe jo vetëm konkuruese-krahasuese.


Në kurset dhe seminaret e tij, ai ka trajnuar mijëra individë në Shqipëri, rajon dhe diasporë, si dhe ka këshilluar dhe strukturuar dhjetra biznese vendase dhe ndërkombëtare.


Ai zotëron titullin master në arte figurative nga Universiteti i Arteve, Tiranë dhe gjithashtu disa specializime dhe akreditime (CPD) mbi fushat e trajnimeve zhvilluese (life & business coaching), marketing, menaxhim dhe psikologji të aplikuar pozitive, përkatesisht në University of California, Davis - SHBA, IBMI - Gjermani, Florence Design Academy - Itali, etj


Aktiviteti i tij tregëtar perfshin biznese edukimi dhe trajnimesh profesionale, marketing dhe menaxhim biznesesh të ndryshme në disa shtete, prej vitit 2010.


Ai njihet për hartimin e programit të trajnimeve dhe kurseve profesionale me emrin ‘Menaxhimi Krijues’ si dhe qendrës edukative-kërkimore ‘ADAPT’.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    'JI RRUGË-ZGJIDHJA', libri i parë në zhanërin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’ me autor Eno Barjami, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër