Emmanuel Carrère është një shkrimtar, skenarist dhe regjisor francez. Në janar të vitit 1993, ai filloi të shkruante librin "L'Adversaire" (Kundërshtari), për "çështjen Jean-Claude Romand", që në atë kohë zinte kreun e mediave. Libri përfundoi në vitin 1999, pas shumë vite kërkimesh e pauzash.
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.