Enis Sulstarova është mësimdhënës në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës. Fushat e tij studimore janë nacionalizmi, sociologjia politike, politikat e identitetit dhe qytetaria bashkëkohore.
Enis Sulstarova është mësimdhënës në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës. Fushat e tij studimore janë nacionalizmi, sociologjia politike, politikat e identitetit dhe qytetaria bashkëkohore. Ai është autor edhe i këtyre librave: Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera (2003; ribot. 2015), Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja (2006; ribot. 2007, 2013), Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj (2010) dhe Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006 (2012).
Libri i Enis Sulstarovës është një nga përpjekjet e para dhe më sistematike për të përdorur kuadrin teorik të veprës Orientalism (Orientalizmi) të E.W.Said, për të analizuar nacionalizmin shqiptar, ashtu siç shfaqet në letërsi, historiografi dhe ligjërimin politik bashkëkohor.
Autori i ka kushtuar kohë studimeve të ligjërimit nacionalist në Shqipëri, për ta sjellë së fundmi edhe në një libër. Profesori i Universitetit të Tiranës e sheh kombin si vizion që duhet të kenë përpara shtetet shqiptare.