Ky libër është shkruajtur në Itali në Mars të vitit 2020, në një kohë kur gjithë bota po luftonte kundër virusit Covid -19. Ende më shumë po vuante Italia sepse ishim të mbyllur “në karantinë”. Nga frika e pandemisë, jo vetëm “biologjike”, por edhe nga ajo e pandemisë “emocionale” në të cilën gjithë Italia po jetonte.
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.