Francis Scott Key Fitzgeralt është një romancier dhe tregimtar amerikan i cili ka lindur më 24 shtator 1896 dhe është ndarë nga jeta më 21 dhjetor 1940. Ai është i njohur në mbarë botën me romanin e tij “Getsbi i madh”
Francis Scott Key Fitzgerald (i njohur si F. Scott Fitzgerald) ishte një romancier dhe tregimtar i cili konsiderohet si një nga autorët shquar në historinë e letërsisë amerikane për shkak se pothuajse tërësisht suksesin e tij më të madh e pati pas vdekjes, në momentin e botimit të librit të tretë, The Great Gatsby. Më parë ishin botuar edhe dy romane të tjera, por The Great Gatsby u bë i nevojshëm për lexime në pothuajse çdo shkollë të mesme amerikane dhe ka pasur një efekt përcjellës nga brezi në brez.
Në moshën 24 vjeçare, Fitzgerald pati sukses me romanin e parë, “Në këtë anë të Parajsës”. Një javë pas botimit të këtij libri, ai u martua me gruan që donte dhe që ishte muza e tij, Zelda Sayre. Megjithatë deri në fund të vitit 1920 për shkak të përdorimit të pijes pati probleme mendore.
Fitzgerald u zhvendos në Hollywood dhe u bë skenarist. Ai vdiq nga një atak në zemër në vitin 1940 në moshën 44, duke e lënë përgjysëm romanin e tij të fundit.
Vepra që shënoi pikën kulmore në krijimtarinë e F. Scott Fitzgerald. Kjo është historia e Jay Gatsby, një i ri i pashëm dhe i pasur, dhe dashurisë së tij për bukuroshen Daisy. Një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, siç e përshkruan “The New York Times”, “xhini ishte pija kombëtare dhe seksi obsesioni i përgjithshëm”.
Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë...
"Të bukur dhe të mallkuar", botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e kamur amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantëve aristokratë të Epokës së Xhazit, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve '20, të...
The Great Gatsby is an undisputed classic of American literature from the period following the First World War and is one of the great novels of the twentieth century.