Dorian Leka lindi në Pogradec më datë 6 Shtator të vitit 1988.
Ai u diplomua me “Bachelor në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Bachelor në Shkencat Juridike”, American Heritage University of Southern California, San Benardino, CA, USA; Master i Shkencave, “Master në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Specialist për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”. Institucioni i Arsimit të Lartë, ISSAT, Tiranë, Shqipëri.
Fillimisht u njoh si Kryetar i Qeverisë së Nxënësve, më pas kryetar i Unionit Studentor dhe për 5 vjet aktor me role protagoniste pranë Pashka Teatër, Strugë, Maqedoni. Ushtroi për disa vjet profesionin e asistent pedagogut dhe më pas lektorit të shkencave juridike dhe politike në 3 universitete (Maqedoni dhe Shqipëri), me disa botime (në autorësi dhe bashkautorësi) në fushën e profesionit, por edhe në atë letrare apo shtypin lokal. Aktualisht punon në Bashkinë e Pogradecit në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Lidhjet e autorit me poezinë janë që në moshë të hershme. Ai është fitues i disa çmimeve lokale, rajonale dhe kombëtare për interpretim artistik dhe krijimtari letrare. Vëllimi i tij i parë me poezi titullohet REBELI (V. 2007 – fitues i çmimit “Libri poetik më i mirë në lirikë”, në Festivalin Rajonal “Oda Poetike”) e së fundmi me poezinë “Leonka”, ku doli fitues i çmimit të I-rë për poezinë më të mirë dedikuar verës, “Konkursi Poetik Festa e Verërave”, Pogradec, 2014.
Autori është i njohur, gjithashtu, si aktivist i shoqërisë civile dhe me një angazhim të herëpashershëm si koordinator projektesh dhe trajnues.
Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari.