Ernest Hemingway

Ernest Hemingwai ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.

Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën që më pas mori emrin Ernest. Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, fillon të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star”.


Në vitin 1917 ai u bashkua Kryqit të Kuq si ambulancier në frontin e luftës në Itali dhe këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infermiere. Kjo histori vjen te romani “Lamtumirë armë” (A farewell to Arms) i cili u hodh në qarkullim në vitin 1929. Me kthimin në SHBA, ai u martua me Hadley Richardson por mendja i rrinte gjithmonë në Europë. Së fundi arrin të shkëpus një mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset në Paris. Këtu njihet me Gertrude Stein e cila i mëson stilin e shkrimit.


Në fillim botoi tre tregime dhe dhjetë poezi


Në veprën “Dielli lind përsëri”, (1926) e cila pati sukses të papritur, flet për heroin e tij të plagosur nga predha. Vepra përcjell jetën e të mërguarve të rinj anës Senës.. “Kjo është historia e brezit të humbur” pat thënë Gertrude Stein kur lexoi këtë vepër.


Në majin e vitit 1925, njihet me Scot Fitzgerald-in e famshëm, i cili konstatoi talentin e madh të Hemingway-it. Në mes tyre lindi një miqësi e vërtetë, por edhe një rivalitet i madh.


Ndërkohë e ndjekin ngjarje të vështira si vetëvrasja e babait, shkurorëzimi por edhe momente të lumtura si rimartesa dhe botimi i veprës “Lamtumirë armë”. Në vitin 1930 vendoset në Key West të Floride-s ku edhe shkroi “Vdekja pasdite”.


Më 1936 e gjejmë në Spanjë, të angazhuar në krahun e forcave republikane. Këtu jepet pas pijes, por vazhdon të shkruaj dhe boton librin “Të kesh apo të mos kesh” (1937) i cili ka për temë padrejtësinë shoqërore të kohës së vet dhe në vitin 1940 boton librin “Për kë bien kambanat” që është frymëzim nga koha e angazhimit të tij në Luftën e Spanjës.


Prej Spanjës vendoset në Havanë deri në vitin 1944 nga ky kthehet rishtazi në Paris. Më parë pati botuar “Dëborërat e Kilimanxharos (1936). Në vitin 1950 shkroi Përtej lumit që njëherësh është vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet për një kolonel të moshuar të armatës amerikane dhe një venedikase nëntëmbëdhjetë vjeçare. Në vitin 1952 del libri Plaku dhe deti, me të cilin dy vjet më vonë, në vitin 1954 fiton Çmimin Nobel.


I moshuar dhe i sëmurë, i mbyllur në pronën e vet në Idaho, më 2 korrik 1961, përfundon jetën duke bërë vetëvrasje. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra