Dorian Keys

Dorian Keys, pseudonim i autorit të kësaj novele fantastiko-shkencore, është një shqiptaro-amerikan i brezit më të fundit, domethënë i atyre që janë vendosur në SHBA pas viteve ’90.


I diplomuar në Queens College në degën Biologji, ai ka mbaruar edhe Akademinë e Policisë në Nju-Jork, dhe aktualisht është efektiv i NYPD-së (Departamenti i Policisë, Nju-Jork ).


Ky është libri i parë i autorit, që e provon veten në një lloj letrar aktualisht jo fort të lëvruar te ne, siç është letërsia fantastiko-shkencore. Një provë e përballuar me sukses. Novela lexohet me një frymë nga fillimi deri në fund.

Lista e librave të autorit

--
Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Dorian Keys, një shqiptaro-amerikan i diplomuar në degën e biologjisë dhe Akademinë e Policisë, vjen me një novelë fantastiko-shkencore. Një sukses i arritur në SHBA, që tashmë vjen edhe para lexuesit shqiptar.

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër