Ervina Toptani është përkthyese, pedagoge, studiuese, e cila ka lindur në vitin 1981, është diplomuar në degën Anglisht pranë Universitetit të Tiranës dhe që jeton në Bruksel që prej vitit 2014
Ervina Toptani, lindur më 09.11.1981 në Tiranë, u diplomua më 2004, në fakultetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës, dega përkthim interpretim, gjuha angleze.
Për një periudhë 6 vjeçare ka punuar si pedagoge e jashtme e gjuhës angleze në disa fakultete të UT. Specialiste, përkthyese e interprete në Policinë e Shtetit për 6 vjet.
Në vitin 2014 vendoset familjarisht në Bruksel, ku bashkëshorti ishte me detyrë pranë Misionit të përhershëm të Shqipërisë në NATO. Master shkencor në fushën e Sigurisë Kombëtare. Shkrime të botuara në disa numra të revistës së Policisë italiane.
Ervina Toptani është njohëse e shkëlqyer e 4 gjuhëve të huaja. E apasionuar pas historisë, poezisë dhe filozofisë. E martuar, nënë e 2 fëmijëve.
Një tjetër libër për figurën më kontraverse të historisë së së Shqipërisë në gjysmës së parë të shekullit të XX. I akuzuar si tradhëtar, i ekzekutuar në një atentat në Paris, i anatemuar, por edhe i vlerësuar në anën tjetër. Ervina Toptani sjell një tjetër optikë për Esat Pashën, atë të kancelarive të huaja, të personave që e njohën nga afër. Njëherësh,...
Autorja e këtij libri, nëpërmjet gërshetimit tërheqës dhe shumë dinamik, arrin t'i përcjellë lexuesit ngjarje mjaft origjinale, ku janë pranë njëra-tjetrës trillimi artistik dhe të vërtetat jetësore. Libri është një vepër letrare, e shoqëruar me përjetime psikologjike e arsyetime sociologjike, që e bëjnë veprën shumë interesante dhe të afërt për lexuesin,...
Ky libër është një himn kushtuar humanizmit, atij më të bukurit, atij njerëzorit, të cilin shpesh e anashkalojmë ose e marrim për të mirqenë.