

Koha për të vrarë është romani i vetëm i autorit italian Ennio Flaiano. I botuar në vitin 1947, në të njëjtin vit fitoi çmimin prestigjioz Strega. Romani është një alegori e eksperiencës së Italisë kolonialiste në Afrikë.
Pastaj më ra në sy që ishte e bukur, madje shumë e bukur, apo ndoshta vetmia ma shtrembëronte gjykimin. Jo, ishte vërtet një nga ato bukuri, që sikur të ndjellin frikë dhe të çojnë në kohë shumë të largëta, por që ende gjëllijnë në skutat e kujtesës.»