Donal Ryan

Donal Ryan (1976) është një ndër shkrimtarët irlandezë bashkëkohorë më premtues. Ai u bë i njohur para lexuesit me romanin "Zemra vërtitëse", i cili fillimisht u refuzua nga 50 shtëpi botuese. Ky libër ka fituar disa çmime mes të cilëve edhe Çmimin Europian për Letërsinë (2015)

Donal Ryan (1976) është një ndër shkrimtarët irlandezë bashkëkohorë më premtues. Ai ka lindur në Nenagh, në Kontenë Tipperary, në Irlandë. Ka qenë nëpunës i sektorit publik për shumë vjet. Dhe vetëm më 2014, pas suksesit që korri "Zemra vërtitëse", romani që e shkroi gjatë mbrëmjeve të verës së 2010-ës, i është kushtuar tërësisht shkrimësisë.


Romani i tij i parë u refuzua nga 47 botues derisa më në fund arriti të gjente një të tillë. Dy romanet e tij të para "Zemra vërtitëse" dhe The thing about december (që do të botohet së shpejti nga Botime Pegi) kanë arritur majat e kritikës irlandeze dhe europiane.


"Zemra vërtitëse" ka fituar The Guardian First Book Award, Çmimin Europian për Letërsinë (2015), titullin "Libri i Vitit" në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në listën e shkurtër të International IMPAC Dublin Literary Award; dhe në listën e gjatë të Man Booker Prize dhe Desmond Elliott Prize.


Donal Ryan është diplomuar në Universitetin e Limerick-ut. Ai jeton me bashkëshorten, Anne Marie, dhe dy fëmijët e tyre në rrethinat e Limerick City.

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor