Evarist Beqiri

Evarist Beqiri u lind më 25 shtator 1982, në Vlorë. Në vitin 2007 diplomohet “Jurist” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Po aty në vitin 2011, kreu studimet Master i Nivelit të Dytë. Në vitin 2017, fiton gradën shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Prej 14 vitesh shërben në administratën publike shqiptare në fushën e sigurisë kombëtare. Ka kontribuar si lektor në një sërë trajnimesh për sigurinë kombëtare, organizuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.  Njëkohësisht prej vitesh Evarist Beqiri është lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në lëndën: E Drejta Kushtetuese; dhe në Universitetin “Luarasi”, Fakulteti i Ekonomisë, në lëndën: Lidershipi. Ka botuar gjithashtu një parathënie origjinale në librin e përkthyer po prej tij “Lidershipi i John F. Kennedy” (2013). Në vitin 2022 ka botuar librin “Themeluese – lidershipi i Ismail Qemalit”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Mediaprint. Me këtë botim është vlerësuar nga platforma Bukinist.al dhe blogu Leximtari si libri më i mirë i vitit 2022, në kategorinë e librit non-fiction dhe studimor.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër