Ervin Nezha

Ervin Nezha është një emër i ri në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Histori – Filologji, dega letërsi, në Universitetin e Tiranës. Përmbledhja me tregime “Të vdesësh nën diell”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Albas shfaqi profilin e tij si tregimtar. Nezha u bë pjesë e konkursit të Karantinës, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Vepra e tij u vlerësua mes tre krijimeve më të mira në konkurim. Më pas ky autor doli me romanin “Erërat që trazojnë mjegullën”. E gjithë krijimtaria e tij është botuar nga Albas. Ky autor ka përfaqësuar Shqipërinë në Panairin e Librit në Laipcig (Gjermani) me krijimtarinë e tij së bashku me disa shkrimtarë të tjerë shqiptarë. Ervin Nezha ushtron profesionin e mësuesit dhe jeton në Qarkun e Elbasanit.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra