Emma Noyes, që kur ishte gjashtë vjeçe, i tregoi së ëmës se donte të bëhej shkrimtare. Ajo u rrit në periferi të Çikagos dhe ndoqi Universitetin e Harvardit, ku studioi për histori dhe letërsi. E nisi karrierën në një kompani birre, por u largua sepse donte të shkruante për sirena dhe shtriga dhe përfundoi duke botuar serinë e saj të parë të librave fantasy për të rinj, “Qyteti i fundosur”. Tani jeton në Çikago me të dashurin e saj suedez dhe një qen të vogël pomeranez. “Mes djemsh” është debutimi i saj për të rritur.
Kjo është historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri. “Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes.