Edvin Stefani

20 vite i angazhuar njëkohësisht në shumë aspekte të profesionit të ekonomistit. Në periudhën 1998 – 2011 si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe në Drejtori të Përgjithshme të Tatimeve. Në periudhën 2000 – 2012 gjithashtu është angazhuar si pedagog dhe lektor në lëndën e Taksimit në Departamentin e Financës në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në periudhën 2011 – 2012 dhe 2018, e në vijim konsulent privat në fushën e këshillimit fiskal, të ngritjes së sistemeve të informacionit ekonomik dhe financiar, ekspert i angazhuar në programe të financuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BAS program, nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, SEDA,IEKA etj. Në periudhën 2012 – 2018 kryeauditues në Drejtorinë e Auditimit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit dhe më pas Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit dhe Metodologjisë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.


Konkurruar në vitin 1994 për provimin e pranimit në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i renditur i pari në secilin nga provimet.


Diplomuar si Master në Financë - Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në 1998.


Diplomuar si Master në Administrim Biznes në Fakultetin e Ekonomisë në bashkëpunim me Nebraska University, USA, në 2002.


Diplomuar si Master në Financë, në Shkollën Pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë, në 2003. Diplomuar si Doktor i Shkencave në fushën e ekonomisë me temë “Diferencimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar”, në 2006, punim shkencor ku u përdor algjebra lineare dhe probabilitetet stokastike.


Autor i disa botimeve shkencore dhe profesionale si “Udhëzues informues për auditimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”.


Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, lektor në taksim në disa universitete dhe kolegje universitare.



       

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Nuk është në stok

    Për herë të parë në Shqipëri vjen një libër i cili synon të thjeshtojë leximin e taksimit në ligjin e shkruar. Në këtë libër (i pari në një dyshe librash), lexuesi pajiset me koncepte bazë, të rendituara sipas ligjërimit në taksimin e shkruar në ligj.

    1 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Në këtë libër është zhvilluar me tej njohja për pozicionimin e projektit të taksimit në juridiksionin Shqiptar, duke treguar për detaje të juridiksionit tatimor shqiptar. Me sfond teorinë e pozitivizmit ligjor (legal positivism) është treguar se si ligjvënësi shqiptar ka përshtatur modelin ndërkombëtar për taksimin (TVSH-ja, Akciza, etj.) sipas vullnetit...

    1 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Në këtë libër është zhvilluar me tej njohja për pozicionimin e projektit të taksimit në juridiksionin Shqiptar, duke treguar për detaje të juridiksionit tatimor shqiptar. Me sfond teorinë e pozitivizmit ligjor (legal positivism) është treguar se si ligjvënësi shqiptar ka përshtatur modelin ndërkombëtar për taksimin (TVSH-ja, Akciza, etj.) sipas vullnetit...

    1 800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra