Franz Nopça ishte studiues dhe albanolog hungarez, i cili ka ndihmuar në studimin e gjuhes dhe kultures shqiptare. Nje pjese e madhe e trashegimise se tij studimore iu la Norbert Jokl.
Franz Nopça ka lindur më 1877 – ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike. I pasur, aventurier, ambicioz pa kufi, i varfër, 56 vjeç, në vështirësi financiare,ai vrau veten – thonë biografët – në kulmin e një krize vervore, pasi kishte vrarë sekretarin e tij shqiptar, me të cilin bashkëjetonte.
Me pasurinë e tij Ferenz kishte ndihmuar popuj të Ballkanit për t’i çliruar nga perandoria osmane, spiun i dyfishtë gjatë Luftës së Parë, ai gati u bë mbret. Nga lufta doli i rrënuar; humbi pronat dhe titujt, varfëria e shtyu të punonte për të jetuar, ndërsa koleksionin e fosileve ia shiti, Muzeut Britanik.
Baron Nopça urrente Ismail Qemalin; ishte mik i Faik Konicës; kandidoi per fronin e Shqipërise por hoqi dorë kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), njohu një Shqipëri të cunguar. Franz Nopça la pas rreth 180 punime akademike e vepra shkencore, dhe gati 1/3 e tyre kanë të bëjnë me kulturën, etnografinë dhe gjeografinë shqiptare.
Pas vdekjes, më 25 prill 1933, ato u bënë pjesë e trashëgimisë së albanologut Norbert Jokl, ndërsa sot ndoshta vazhdojnë të mbeten mbuluar nga pluhuri i natyrës dhe harresës diku në arkiva austriake a gjermane, të papërkthyera e të pabotuara në shqip.
Merita e madhe e Franz Nopças qëndron në faktin se ai e kuptoi që çështja shqiptare po ngrihej dhe nuk ngurroi t`i përgjigjej sa më mirë që të ishte mundur. Rezultati është një vepër e një përmase të rrallë, produkt i një zelli të jashtëzakonshëm për punë dhe i një koncepti gjenial për çështjen shkencore.