Dr. Fejzi LILA lindi ne Bregas, Gramsh më 30 shtator 1969. Ka përfunduar Akademinë e Forcave Tokësore ne shkollen "Skënderbej" në specialitetin "Artileri Tokësore" në vitin 1994. Ka kryer studimet master në "Marrëdhënie Ndërkombëtare & Diplomaci” në periudhën 2008 - 2010, dhe studimet doktorale duke fituar titullin "Doktor"në "Shkenca Politike & Marrëdhënie Ndërkombëtare " 2013-2018 pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Lila është pjesë e Akademisë Diplomalike Shqiptare (ADSH) prej rreth një dekade, bashkëautor në librin "Lidershipi shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë' autor i mjaft punimeve shkencore, pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Z Lila është analist mbi realitetin politik mbarëshqiptar, marrëdhëniet rajonale, doktrinat, sistemet politike dhe ndërkombëtare.
Fejzi Lila ka kryer detyra të rëndësishme për shtetin shqiptar në menaxhimin e shoqërive me shtrirje nacionale dhe pjesë e sistemit të sigurisë kombëtare. Dr. Lila eshtë lektor me eksperiencë ne disa kolegje e universitete ne Shqiperi, Kosovë dhe në rajon.
Një vështrim i thelluar studimor për udhëheqësisht shqiptarë të periudhës 1912-1989: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Tipologjitë e liderit që janë shfaqur një mjedisin politik shqiptar, parë me një metodologji të qartë dhe analizuar larg pasioneve politike.