

Është vlerësuar si një nga kryeveprat klasike të letërsisë për fëmijë. Nuk mund të vijosh më leximin e vlerave të letërsisë pa e shijuar këtë libër. Në këtë libër rrëfehen aventurat e dy grupeve me fëmijë në Budapest; njëri me ngjyrat kombëtare hungareze dhe tjetri me bluzat ngjyrë të kuqe (garlibaldinët)
Me një ndjeshmëri të rrallë dhe me një përshkrim realist të botës së fëmijëve, Ferenc Molnari ka krijuar një kryevepër që i kapërcen kufijtë e moshës dhe të kohës. Djemtë e rrugës Pal mbetet një roman i pavdekshëm për miqësinë, nderin, besën dhe humbjen e pafajësisë – një kujtesë e bukur se idealet më të mëdha shpesh lindin në zemrat më të vogla. Mosha e...
Të pëlqejnë: Vrapimet sa të mbetesh pa frymë, miqësia e vërtetë, lojërat në rrugë? Atëherë... Ky libër është për ty! Në Budapest, në rrugën Pal, gjendet selia qendrore e një grupi djemsh. Kur Açi, kryetari i grupit kundërshtar “Këmishëkuqtë” vjedh flamurin nga një prej kështjellave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi, organizojnë një ekspeditë në kampin...
“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë...