Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj është poete, publiciste, përkthyese

Elida Buçpapaj është poete, publiciste, përkthyese.


Prej vitit 1991 fillon të botojë shkrimet e para në shtypin e postdiktaturës, te Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike, pasi më parë nuk ishte e lejuar të botonte si e bija e poetit Vehbi Skënderi.


Në prag të rrëzimit të diktaturës është korrespondente te Zëri i Amerikës. Deri në vitin 1996, punon si redaktore-opinioniste te Zëri i Rinisë, gazetare e lirë te Republika, dhe editore te Revista RTSH.


Prej vitit 1998, për dhjetë vjet, jep kontributin e saj te Bota Sot si redaktore-kolumniste. Prej 2008, me bashkëshortin, poetin Skënder Buçpapaj janë botues të portalit Voice of Albanians - voal.ch duke kontribuar në gazetarinë elektronike.


Ka botuar në shtypin e shkruar mijëra faqe, nga të paktat femra shqiptare.


Si përkthyese po ashtu ka një aktivitet shumë të dendur, duke përkthyer e botuar në shtypin shqiptar majat e poezisë botërore, si Thomas Stearns Eliot, Carl Sandburg, Rabindranath Tagora, Ëislaëa Szymborska, Ëilliam Blake, Edgar A. Poe, Guillaume Apollinaire, Arthur Schnitzler, Jorge Luis Borges, Cesare Pavese, Jacques Prévert, Marquèz etj., etj.


Poezi dhe prozë ka filluar të shkruajë që herët por nuk është lejuar të botojë nga regjimi totalitarist.


Prej 1996, me dy djemtë e tyre dhe familjen, Elida dhe Skënder Buçpapaj jetojnë në Zvicër.


Elida Buçpapaj është poete, publiciste, përkthyese. Është autore e këtyre librave:


“Vij”


“Hiperbola dhe paralelizmi figurativ te Cikli i Kreshnikëve”, studim monografik


“Nuk jam e përjetëshme”, poezi


“Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit”


“Unë jam e përjetëshme”, poezi


“Tirania e Tranzicionit”, publicistikë


“Traumat e Tranzicionit”, publicistikë


“Anticirkland”, poezi


“Ujshëm”, poezi

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra