Delia Owens

Delia Owens është zoologe dhe shkrimtare amerikane. Ka lindur në vitin 1949 në Georgia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë dhe në Universitetin e Georgias. Libri i parë artistik është “Atje ku këndojnë karavidhet”, i cili është bërë menjëherë bestseller në SHBA dhe më pas në shumë vende të tjera të botës. Autorja ka shkruar edhe disa libra profesional si biologe për florën dhe faunën në SHBA dhe kontinete të tjera. Jeta e saj është e lidhur ngusht me natyrën dhe shumicën e kohës e kalon duke vëzhguar evoluimin dhe raportet e specieve. Shtëpia Botuese Dritan solli në shqip romanin e saj i cili është përkthyer nga Manushaqe Bako.

Lista e librave të autorit

--
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra