E. L. James

Erika Mitchell, e njohur me emrin E. L. James ka thyer rekord me shitjet e triologjisë erotike të Greit, duke u shpallur si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë gjatë vitit 2012. Triologjia është pasuar edhe nga një libër i katërt me rrëfimet e Kristianit, pas kërkesave të shumta që patën lexuesit që lexuan librin

Erika Mitchell, e njohur me emrin artistik E. L. James ka lindur më 7 mars 1963 dhe është e njohur për triologjinë erotike “50 hijet e Greit, 50 hijet më të errëta dhe “50 hijet e çliruara” e pasuar edhe nga një libër i katërt pas kërkesave të shumta të lexuesve: “50 hijet e Greit, rrëfyer nga Kristiani”


Romanet janë shitur në mbi rreth 100 milionë kopje në mbarë botën, ku vetëm në Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë shitur mbi 35 milionë kopje, ndërsa në Britaninë e Madhe është rekordi i të gjitha kohërave për librin fizik më të shitur.


Revista Time e ka shpallur Erika Mitchell një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2012. Dy prej romaneve të para janë realizuar edhe film.


Mitchell ka lindur në vitin 1963 në Londër me nënë kiliane dhe baba skocez, i cili ka qenë kameraman pranë BBC. Ajo ka studiuar në Universitetin e Kentit dhe më pas në South East Englant në degën e Historisë. Pas përfundimit të shkollës ka punuar në Shkollën Kombëtare të Televizionit dhe filimit. Është e martuar me Niall Leonard, një skenarit filmash dhe të dy kanë dy fëmijë.


Mitchell ka marrë çmime kombëtare për librin më popullor në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 8 nga 8 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Një sagë që të mban mbërthyer vazhdimisht, të ndezur dhe plot ankthe... Prandaj autori thotë se "ky libër u kushtohet atyre lexuesve që e kërkuan... e kërkuan... e kërkuan......

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Libri pasues i The Mister, bestsellerit #1 të Neë York Times, një histori dashurie drithëruese dhe pasionante nga EL James, autorja e trilogjisë fenomenale bestseller Pesëdhjetë Hijet. Çfarë ndodh kur këmba futet në këpucën e xhamtë..?

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Del më një fund edhe një libër i pestë në vijim të sagës së ethshme, plot pasion dhe seks e Grejit. Lexuesit nuk mund të rrinë pa marrë vesh të tjera gjëra nga jeta e Kristianit dhe Anës. Po çfarë ndodh në librin më të fundit të kësaj serie, i dalë në qarkullim në SHBA vetëm pak muaj më parë dhe që brenda një kohe të shkurtër vjen edhe për lexuesit...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Rekordet e “Pesëdhjetë hijet e Grejit” dhe trazimet që shkaktoi në mendjet e miliona lexuesve pasoi vëllimin e tyre. Personazhi ynë Ana Still nis një punë të re duke vënë në vijë karrierën e saj, por çfarë ndodh me demonët e Grejt tonë... 

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Hijet e Grejit e vijojnë aventurën e tyre me marrëdhënien seksuale mes Anës dhe Kristianit, e cila ndryshoi radikalisht jetën e tyre. Veç pasionit të zjarrtë nisin ankthet, makthet dhe rrisqet për personazhet tona…

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    5 400 Lekë 6 000 Lekë -10% Në stok

    Historia plot mister e dashurisë së çmendur dhe seksit të egër mes biznesmenit Kristian Greit dhe Ana Stillit ka pushtuar mendjet e miliona lexuesve, duke u shndërruar në një sjellje frikësuese me djajtë e brendshëm të mashkullit dhe femrës. Autori ka ndjekur jo vetëm rrjedhën e personazheve të tija por edhe kërkesat e lexuesve besnikë për ta përmbyllur...

    5 400 Lekë
    6 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Autorja e “50 hijet e Greit” vjen me një roman të ri në shqip, ku ka protagonistë edhe shqiptarë. Një gjë e tillë shkaktoi debate të ashpra në Shqipëri. Nga zemra e Londrës, përmes peizazhit rural të Kornuollit, deri në bukuritë e zymta, të rrezikshme të Ballkanit, The Mister është një udhëtim magjepsës rreziku dhe dëshire që e lë lexuesin pa frymë deri...

    1 500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 8 nga 8 libra