Në mbrëmjet pa emër, televizioni kishte programe të mërzitshme dhe fëmijët flinin me pulat. Gratë vazhdonin të lanin rrobat që kishin mbetur pa larë ditën e diel, kur fëmijët dhe bashkëshortët kishin shkuar te Kopshti Zoologjik. Pjatat dhe përplasja e tyre e kujdesshme më tringëllijnë ende në veshë. Cigaret e tim eti dhe perdet që rënkonin nga nikotina....
Një tjetër libër përshkrues për jetën dhe historinë e qytetit të Tiranës vjen nga një autore me penë të përkorë si Evis Cerga, e cila rend dhe reflekton për jetën e vendit ku jeton dhe punon. Këto skica nuk janë thjeshtë rrëfime letrare por synojnë që të kthehen në artefakte për banorët e saj në kësaj kohe dhe të çdo kohe.