Kur biznesi i babait të tyre falimenton, gjashtë fëmijët vendosin të ringrenë pasurinë e familjes. Por pavarësisht ideve të shumta për ta realizuar një gjë të tillë, përpjekjet e tyre më shumë i çojnë drejt telasheve sesa përfitimeve.
Pesë fëmijët dhe Xhuxhi i Rërës i autores klasike për fëmijë, Edith Nesbit, i fut fëmijët në një botë magjie, aventurash dhe të papriturash. Pesë fëmijë të një familjeje shkojnë me pushime jashtë Londrës, dhe aty gjejnë një xhuxh rëre që u plotëson çdo ditë nga një dëshirë, por dëshirat zgjasin deri në perëndim të diellit