Fred Abrahams

Fred Abrahams është ekspert i çështjeve ndërkombëtare, aktivist i të drejtave të njeriut dhe autor i disa artikujve dhe botimeve, kryesisht për Shqipërinë dhe Kosovën. 

Fred Abrahams është i punësuar në qendrën Human Rights Watch dhe merret me investigime në zona konfliktuale nëpër botë. Ai ka realizuar misione dhe studime në disa vende si Shqipëria, Bangladeshi, Iraku, Kosova, Libani, Sri Lanka, Izraeli, Gaza, etj.


Abrahams ka shkruar një sërë artikujsh për çështjen e të drejtave të njeriut dhe ligjet e luftës. Është bashkëautor në librin “A Village Destroyed: War Crimes in Kosovo” (University of California Press, 2002).


Dhe autor i librit “Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe (NYU Press, 2015), në të cilin përshkruan rënien e komunizmit dhe turbulencat që e shoqëruan tranzionin e stërzgjatur.


Abrahams ka mbaruar studimet në Gjermani dhe më pas një mastër për çështjet ndërkombëtare në Columbia University. Ai flet gjermanisht dhe shqip. Lidhja e tij me Shqipërinë nisi në vitet 1993-94 kur erdhi me një projekt të fondacionit Soros për të ndihmuar në hapjen e departamentit të Gazetarisë dhe më tej në projektet për monitorimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    4 050 Lekë Nuk është në stok

    4 050 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Një përshkrim i detajuar i Shqipërisë nga Diktatura në Demokraci, ku përmes dokumentesh, arkivave të deklasifikuara dhe dëshmive personale autori trajton në mënyrë origjinale, pa pasion, raportet mes Tiranës dhe Uashingtonit. Kush do të kuptojë përmasën reale të legjitimitetit të elitës politike shqiptare dhe sjelljen ndaj fuqive të mëdha, duhet ta lexojë...

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra