Lindur e rritur në Tiranë dhe e edukuar me dëshirën dhe dashurinë për jetën. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural dhe Studime Pasuniversitare Master në Ekonomi dhe Politika, pranë Fakultetit të Agrobiznesit "UBT", Tiranë.
Rruga drejt njohjes së vetvetes shënoi një kthesë në jetën e saj. "Libri erdhi në jetë si një domosdoshmëri e qenësishme për të shprehur me fjalë ato që unë kërkoj në thellësinë e shpirtit tim. Dhe si një kërkesë nga lexuesit e librit tim të parë: "HAPAT DREJT VETVETES", me dëshirën për të qenë të parët që do të lexojnë këtë libër. Mirënjohëse! E shtyrë nga dashuria dhe domosdoshmëria për të ndarë qartësime të miat dhe njohuri nga përvoja ime drejt njohjes së vetvetes, për të ndikuar tek cilido që kërkon një rritje shpirtërore, atë të kthimit në vetvete."
Pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme të lidhura me biznesin e saj, pjesëmarrëse në forumin e "Global Woman Business Forum" dhe Mastermind Class. E më pas anëtare e saj. Pjesëmarrëse në Programin "Inner Engineering Online" with Sadhguru, një mistik e vizionar indian. Një master I vetërealizuar.
Krijuese e "Yoga and Meditation Centre" Shpirt i lirë. Motivuese dhe Trajnere shpirtërore. Krijuese e Programit "Seanca Vetëdijësimi me Elonën". “Në çdo moment ti zgjedh cilësinë e jetës që dëshiron Zgjedh të jetosh në lumturi Apo zgjedh të bësh një jetë të mjerueshme Është e gjitha në dorën tënde. Mos ia lër fatin tënd në dorë jetës, bëhu ti zot i fatit tënd.”
Në këtë libër, do të gjeni qartësime që për mua kanë luajtur e luajnë një rol të rëndësishëm për të kuptuar jetën. “Si qëndrojnë Jeta dhe Vdekja”. “A është e ndarë Jeta nga Vdekja apo janë një?”