Diana Çuli

Diana Çuli është shkrimtare, përkthyese dhe studiuese e njohur e letërsisë shqipe, e vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare

Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga aktivistet më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar.


      

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 10 nga 10 libra
  • “Aventurat e Zhuzhusë” është pjesa e dytë e librit “Aventurat e Zozosë” dhe në të rrëfehet se çfarë rëndësie ka miqësia në jetën tonë, por gjithashtu edhe teknologjia.

  • “Aventurat e Zozos” është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot, jo si një kritikë ndaj saj, por se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden.

  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Është roman që ka thyer shumë tabu në sosjen e letërsisë e realizimit socialist, duke shënuar një moment të ri estetik, njëherësh duke krijuar bazat e një letërsie të re. Dashuria, marrëdhëniet njerëzore, seksi dhe shumë gjëra të tjera vijnë në një formë që e pasionojnë lexuesin, e bëjnë misterioze raportin me veprën dhe e bëjnë librin të kërkuar në çdo kohë

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    690 Lekë Në stok

    “Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë

    690 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    “Engjëj të armatosur” ka marrë çmimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Libri më i mirë i vitit 2007. Ky roman është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Kritika e ka vlerësuar romanin “Engjëj të armatosur” si romanin më të mirë të shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në këto tri dekada, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes së qenies njerëzore.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Një roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli “Vrasje në kryeministri”.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 10 nga 10 libra