Eskili

Eskili është jë nga autorët më të shquar të tragjedisë greke

ESKILI jetoi midis viteve 525 dhe 456 para erës sonë. Ai nuk qe vetëm dëshmitar dhe kronist i kohës së vet, por edhe pjesëtar i dramës që po luhej. Megjithëse nga origjina i përkiste aristokracisë, gjithë simpatitë, synimet dhe idetë e tij prireshin nga forcat më përparimtare dhe demokratike. Me ushtë në dorë ai mori pjesë në dy betejat e mëdha kundër persëve: në Maratonë dhe në Salaminë. Kjo pikë e bio- grafisë së  tij është jo vetëm më e sigurta (në epitafin e varrit të tij nuk i kujtohet vepra letrare por ky fakt), por që përbën dhe një faktor vendimtar për kuptimin dhe zbërthimin e veprës së tij. Hollësitë e tjera të biografisë së tij janë ose pak të sakta ose legjenda. Ekziston një “Jetë” e tij e shkruar nga një autor anonim, por që s'është as tepër serioze, as tepër e besueshme. Një grusht hollësish të tjera, tepër të kursyera thuhen për të: është akuzuar se në një nga tragjeditë e tij ka nxjerrë sekretet e mistereve (s'duhet harruar se fjala mistere ka lidhje me teatrin). Thuhet se ka marrë pjesë edhe në fushatën e Trakës kur ishte pesëdhjetë vjeç. Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili. Motivi i këtij largimi ka mbetur i paqartë. Është folur për fyerje prej publikut, prej jurive, por këto janë pak të besueshme. Mund të ketë pasur arsye të thella politike. Eskili vdiq larg Athinës më 456. Gojëdhëna e vrasjes së tij prej një shqiponje, e cila, duke e pandehur kokën e tij për një shkëmb, lëshoi sipër saj breshkën e kapur, hyn ndër legjendat, disa herë të pakuptimta, që qarkulluan gjatë mijëvjeçarëve për të. Gjysmë shekulli pas vdekjes, Aristofani e protretizoi si njeri krenar dhe pasionant. Pa dyshim që është tepër pak për autorin, mosqenia e të cilit do të prishte drejtpeshimin e letërsisë botërore.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok
    I ri

    Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Në stok

    "Koeforët"është cilësuar si tragjedi e së drejtës.

    300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

     “Orestia” del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrrave të turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo veper vjen me nje tjeter perkthim ne gjuhen shqipe, nga Romeo Collaku, i cili e ka perkthyer nga gjuha greke, duke i dhene mundesi lexuesit te sotem te receptoje me mire kete kryeveper te letersise antike greke.

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra