Këtë roman ia bëra dhuratë tim eti në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë. Përveç dhuratës materiale të blerë, i dhurova edhe këtë roman shkruar enkas për të; u mora më tepër se një vit me këtë vepër dhe ai ishte i parë që e lexoi. Tashmë im atë nuk jeton më dhe unë ndjej pendesë që u vonova kaq shumë për ta botuar. Jam munduar që tim atë ta personifikoj...