Autor i njohur i letersise franceze te diteve tona; i pasionuar edhe pas letersise se udhepershrkimit. Ai ka studiuar dhe shkruar per Ismail Kadarene. Éric Faye është vlerësuar me Çmimin e Madh të Romanit të Akademisë Franceze më 2010 për romanin “Nagasaki”.
Veprën e tij të parë, “Gjenerali Vetmia”, një novelë fiksion, e publikoi në revistën “Le serpent à plumes” në vitin 1992. Tre vjet më pas, Faye e zhvilloi më tej këtë novelë në një roman homonim.
Dy librat e tij të parë, të botuar më 1991, janë një ese për Ismail Kadarenë dhe një përmbledhje me intervista me shkrimtarin të realizuar në Tiranë dhe më pas në Francë. Në vitin 1998 përmbledhja e tij me novela “Unë jam roja i farit” u vlerësua me çmimin “Deux Magots”.
Romani i tij i dytë, Parij, i publikuar në vitin 1997, është një ukroni/utopi historike e vendosur në një Paris të ndarë në dy pjesë, në zonën perëndimore dhe atë komuniste, duke imagjinuar vitin 1945.
Vepra e tij ndahet mes novelave, pjesa më e madhe me karakter absurd apo me fantashkencë, romaneve, eseve dhe tregimeve, ku përmendim “Trenat e mi të natës”.
Më 2009 publikoi “Ne do ta kemi gjithmonë Parisin”, ku, duke ndjekur fillin e magjepsjes që prej fëmijërisë, ai evokon takimet e tij me shkrimtarët Ismail Kadare dhe Julien Gracq. Pas një udhëtimi të bërë më 2010 ai botoi tregimin “Duke zbritur lumenjtë - shënime nga Lindja e Largët ruse”.
Duke filluar që nga viti 2005 veprat e tij janë të orientuara drejt letërsisë së udhëtimeve, duke i alternuar me tregime dhe tekste fiksioni.
Novelat e tij, ashtu si dhe përmbledhja me tregime “Një kloun ia mbathi nga cirku” kanë një vështrim ironik dhe kritik mbi botën e punës dhe liberalizmin ekonomik.
Éric Faye është vlerësuar me Çmimin e Madh të Romanit të Akademisë Franceze më 2010 për romanin “Nagasaki”.