Domenico Strarnone (Napoli, 1943), ka punuar gjatë si mësues dhe ka botuar një sërë romanesh dhe tregimesh për jetën shkollore, të cilat kanë shërbyer edhe si skenarë për disa filma dhe seriale televizive. Është fitues i çmimit Strega me romanin Via Gemito në vitin 2001
Domenico Strarnone (Napoli, 1943), ka punuar gjatë si mësues dhe ka botuar një sërë romanesh dhe tregimesh për jetën shkollore, të cilat kanë shërbyer edhe si skenarë për disa filma dhe seriale televizive. Është fitues i çmimit Strega me romanin Via Gemito në vitin 2001. Ka botuar gjithashtu romanet, Labilità (2005, çmimi Castiglioncello), Prima esecuzione (2007), Fare scene (2010), Spavento (2009, çmimi Comisso), Autobiografia erotica di Aristide Gambía (2011) dhe Scherzetto (Supercoralli 2016 e ET Scrittori 2017). Romani “Lidhëse” është përkthyer në mbi 15 gjuhë të botës.
Nëse jeni në kërkim të kuptimit të martesës dhe lidhje-zgjidhjes së saj në ccift, ky është romani që duhet lexuar. Mes lirisë dhe skllavërisë, lidhja martesore merr forma dhe krijon raporte të jashtëzakonshme. Domenico Starnone na ka dhuruar historinë e një arratie, e një kthimi, historinë e të gjitha dështimeve, të atyre që na duken të pakapërcyeshme dhe...