Eqrem Çabej

Eqrem Çabej ishte gjuhëtar dhe studiues i cili ia kushtoi një jetë të tërë historisë së shqipes, letërsisë, etnologjisë dhe kulturës shqiptare.

Eqrem Çabej lindi më 6 gusht 1908 dhe u nda nga jeta më 13 gusht 1980. Ai i ka përfunduar studimet e larta për filologji në Vjenë të Austrisë dhe u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letersisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.


Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të bozuar në Tiranë më 1980.


Eqrem Çabej është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu më 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".


Tituj të veprave "Studime etimoligjike në fushën e shqipes", "Hyrja në historinë e gjuhës shqipe", "Fonetika historike e shqipes", janë disa prej veprave më të spikatura të tij.


Pas viteve 30 ne studimet historike ne fushe te shqipes, shfaqet nje linguist i ri, i formuar ne qendren universitare dhe shkencore te Vjenes, me interesa te shumanshme dhe me nje horizont te gjere, ai qe me vone do te ishte gjuhetari me i madh i shqipes, Eqrem Cabej. Fushat ku punoi u lodh e triumfoi "diplomati i Universitetit te Vjenes" jane te shumta si: studimet diakronike per prejardhjen e gjuhes shqipe, studimet ne fushe te fonetikes dhe gramatikes historike, te dialektologjise, per pastertine e gjuhes, studimet dhe pershtatjet ne fushe te folklorit shqiptar dhe marredheniet e tij me mitologjine e lashte ballkanase, etj. Te gjitha keto i japin permasa te gjera vepres se tij.


Faza vendimtare qe e beri Cabejn adhurues deri ne fund te jetes se gjuhes shqipe, nis atehere kur fitoi "lirine" per te ndjekur degen qe ai pelqente. Dega e Gjuhesisene Fakultetin Filozofik te Universitetit te Vjenes ku ai studioi kishte nje tradite te vyer. Aty kishin punuar profesore te tille te shquar si sllavistet e njohur: F. Miklosic (Miklosich), Majer?Lypke (Meyer Lubke) etj. Ne kohen kur u regjistrua Cabej, ne ate Universitet punonin nder te tjere indoevropianiste dhe greciste te njohur si: P. Kretcmer(Kretschmer) apo albanologu i madh Nobert Jokli.


Qe i ri, ne moshen 20-vjecare u vune re kerkesat serioze qe kish ai ne fushen e gjuhesise. Keshtu qe ne artikullin e pare te tij "Kunder pseudofilologeve" ai shprehet: "Kurkush nuk ka te drejte te shkruaje per gjuhen pa u marre vjet me radhe me studimin e vertete te saj! Kurkush! Se gjuha eshte sendi me i cmueshem i nje populli, dhe per popullin shqiptar eshte i vetmi thesar!..."


Nxenes i me te madhes figure ne arenen nderkombetare qe u mor me ceshtjet e shqipes duke dhene nje kontribut te pazevendesueshem ne gjuhesine tone, Nobert Joklit, Cabej punoi duke arritur jo vetem te vihet perkrah tij per nga vlerat, por edhe me lart, duke rimarre ne dore pas vdekjes se profesorit te tij, pune qe ai s'arriti t'i perfundonte, sic eshte gatitja e nje fjalori te dyte etimologjik te gjuhes shqipe. Por edhe Cabej s'arriti te bente gje sa i takon fjalorit etimologjik, pasi vdekja e parakohshme ia nderpreu punen duke bere qe perpjekjet e tij te mbesin vetem studime etimologjike. Ashtu si edhe mesuesi i tij, ai ishte i mendimit se gjurmimi dhe studimi i historise se nje gjuhe, duhet pare ne lidhje te ngushte me historine e kultures, me rrethanat etnografike te vendit dhe te kultures se tij materiale. Kjo beri qe ai per studimet e tij te perdore metoden e "Fjaleve dhe sendeve". Pare nga ky aspekt ne vepren e tij "Gjurmime etimologjike te reja ne fushe te shqipes", ku ka bere edhe nje zgjerim dhe plotesim te horizonteve qe kishte hapur Jokli, ai shprehet: "Studimi etimologjik duhet te rroke jeten e fjaleve ne nje veshtrim me te hapet, me synimin qe te gjurmoje dhe ndjeke historine e tyre ne zhvillimin e saj ne hapesire dhe kohe... Ne gjurmimin etimologjik te leksikut ne pikepamje te metodes shtrohet kerkesa qe para cdo krahasimi te jashtem me gjuhet e tjera, te sqarohet njehere fusha gjuhesore e brendshmja".


Ne lidhje me historine e gjuhes shqipe Cabej u mor si me historine edhe me parahistorine e saj. Kryesisht i kushtoi vemendje te vecante prejardhjes se kesaj gjuhe ballkanike. Nisur nga parimi "Te jemi objektive, por jo indiferente", ai hedh poshte argumente qe mohojne prejardhjen ilire te gjuhes sone, hedh poshte pseudoargumentet si edhe argumentimet "ex silentio". "Studiuesi i historise se gjuhes shqipe" nuk mund te qendronte indiferent ndaj autoreve te vjeter qe sjellin gjurmet e para te shkrimit te shqipes. Dhe eshte pikerisht Cabej ai qe solli ribotimin e vepres se Buzukut. Vlera e ketij ribotimi eshte e pallogaritshme pavaresisht veshtiresive qe ka hasur ai ne transkriptimin dhe transliterimin e saj.


Nje nga meritat e Cabejt eshte zbatimi i nje metodologjie moderne ne fushe te studimeve. Vete H.Petersen, ne nje leter drejtuar vete atij, shkruan: "Eshte shume e gezueshme qe tashti nje shqiptar i lindur po e trajton gjuhen dhe historine e popullit te vet me zoterim te plote te metodave te zhvilluara ne Evropen Perendimore".


Kontributi i madh qe ka dhene ne fushe te gjuhesise shqipe qe per te ishte "dashuria dhe tempulli i tij, por edhe mendimi dhe purgatori i tij" do kohe per t'u pershkruar.


 


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Diana dhe Zana është një përmbledhje shkrimesh kulturhistorike, ndoshta e vetmja në llojin e vet ndër botime shqiptare. Në të përmblidhen ese etnolinguistike, shkruar në moshë të re nga autori. Kontribute të çmuara shkencore që hedhin dritë mbi autoktoninë, po edhe mbi bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e pandërprera të etnisë sonë me simotrat e saj.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Në stok

    Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore, përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

    750 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Po t'i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë temë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Ky punim shkon e hedh dritë mbi qytetërimin shqiptar në zgrip të ekzistencës së vet, pas pushtimit osman afro njëshekullor që po zhbin nga faqja e dheut jo vetëm kulturën materiale të homo albanicus, por edhe atë shpirtërore, si shprehje të përkatësisë së padyshimtë në qytetërimin europian. Virgjil Muçi

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.

    650 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra