Eris Rusi ka lindur në qytetin e Korçës, në vitin 1983. Ka kryer studimet universitare për Letërsi Bashkëkohore, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “La Sapienza”, të Romës me rezultate të shkëlqyera. Ai është pedagog dhe prozator, autor i disa vëllimeve me tregime dhe romane
Eris Rusi ka lindur në qytetin e Korçës, në vitin 1983. Ka kryer studimet universitare për Letërsi Bashkëkohore, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “La Sapienza”, të Romës me rezultate të shkëlqyera. Ka mbrojtur doktoraturën në “Studime letrare” pranë Universitetit të Tiranës me temën “Përmasat e fantastikes në letërsinë shqipe të shek. XX”. Aktualisht është pedagog me kohë të plotë pranë Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, si dhe dhe ushtron detyrën e kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”.
Është përzgjedhur anëtar i Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shencave të Shqipërisë, me kerkues te rinj te shkencave shoqërore e albanologjike dhe te atyrenatyrore-teknike.
Ka publikuar pesë përmbledhje me tregime dhe dy romane:
Në Itali ka publikuar librin “La casa misteriosa” përmbledhje tregimesh, me shtëpinë botuese “Il Filo”, në nëntor 2007.
Për këtë krijimtari artistike është vlerësuar me këto çmime kombëtare, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës::
Në këtë biografi të pazakontë, shkruar nga Dr. Eris Rusi vjen historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar, në SHBA.
Përmbledhja me tregime “Fjala e ndaluar” – është një përmbledhje me tregime, nga shkrimtari Eris Rusi që të ndërmend mollën e ndaluar të Kopshtit të Edenit ose atmosferën e zymtë kur fjalët mund të çonin në greminë gjatë diktaturës. Po sot, në këtë botë ku komunikimi ngjan si zgjatim i natyrshëm i njeriut teknologjik, kush vallë të jetë “Fjala e ndaluar”?